TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Inspektorati i Punës thotë se ka rënie të bilancit të vdekjeve në vendin e punës

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Inspektorati i Punës thotë se ka rënie të bilancit të vdekjeve në vendin e punës

Këtë vit ka një rënie të theksuar të vdekjeve në vendet e punës krahasuar me vitet e kaluara, ndërkohë që ndërtimtaria vazhdon të mbetet sektori më i rrezikshëm. Vetëm para disa ditësh, një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës Liman Musliu ka rënë nga një lartësi teksa po punonte në një objekt banesor.

Sipas Inspektoratit Qendror të Punës, gjatë vitit 2022 janë regjistruar 15 vdekje në vendin e punës, në vitin e kaluar ka rënie të numrit në 11, teksa gjatë periudhës janar-tetor 2024 kanë ndodhur pesë vdekje prej tyre vetëm dy në ndërtimtari.

Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi, ka thënë për KosovaPress se këtë vit ka rënie të theksuar të vdekjeve në vendin e punës. Ai ka thënë se gjoba më e madhe për aksidentet në punë ka qenë 15 mijë euro, në rastin e vdekjes së një punëtori në fillim të muajit korrik në ndërtimtari.

“Për periudhën janar-tetor të këtij viti kemi 5 vdekje të shënuara, të punëtorëve në vendin e punës.. Në total për vitin e kaluar 2023, inspektorati qendror i punës ka evidentuar 11 vdekje në vendin e punës, këtë vit ka një rënie të theksuar të vdekjeve në vendin e punës… Nga pesë raste të vdekjeve në vendin e punës, për periudhën janar-tetor, vetëm dy raste janë të evidentuara në sektorin e ndërtimtarisë, kemi një rënie të dukshme të rasteve të vdekjeve në vendin e punës në sektorin e ndërtimtarisë…9:14 Gjoba më e madhe këtë vit për aksidentet në punë me fatalitet, me vdekjen e punëtorëve, ka qenë në rastin e vdekjes së punëtorit në fillim të korrikut, në sektorin e ndërtimtarisë, rënie nga lartësia ku gjoba ka qenë 15 mijë euro”, ka thënë Nikçi.

Institucioni i Avokatit të Popullit, në shkurt të këtij viti ka adresuar raportin për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe funksionimin e mekanizmave që e rregullojnë këtë fushë.

Zëvendësavokatja e Popullit, Majlinda Sinani-Lulaj ka thënë se në raportin që kanë dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave dhe Inspektoratit të Punës, janë identifikuar edhe sektori i shëndetësisë dhe gazetarët si të rrezikuar. Ajo thotë se deri më tani vetëm MSH-ja ka kthyer përgjigje dhe pritet implementimi i rekomandimeve.

“Natyrisht që ndërtimtaria ka mbetur në krye, që është edhe më e përhapur në vend për shkak të rasteve. Mbeten të ndjeshme dhe predispozuara në këtë temë, sektorë të prodhimit, xeheve, energjetikës, minierave. Përveç kësaj kemi identifikuar gjithashtu sektorin shëndetësor. Gazetarët, gjithashtu janë veçuar brenda raportit si një profesion që përballen, veçmas gazetarët e terrenit, foto dhe video-reporterët. Ne kemi adresuar rekomandimet tona tek autoritetet përkatëse, Ministria e Financës, Ministria e Shëndetësisë, Inspektorati i Punës…Nuk është se kemi marrë përgjigje nga Ministria e Financave dhe as nga Inspektorati i Punës”, ka thënë Sinani-Lulaj, raporton KP.

Ndërsa, kreu i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat Jusuf Azemi kërkon mbështetje sociale përmes një fondi që do të menaxhohej nga Qeveria e Kosovës.

“Ka dekada që kërkojmë që për këtë lloj kategorie të punëtorëve që humbin jetën në vendin e tyre të punës, të kemi një mbështetje sociale ose financiare, që të jetë një fond, të cilët do ta menaxhonte Qeveria e Kosovës, por po shihet se jeta e këtyre punëtorëve dhe qeveritarët dhe pronarët e kompanive me rëndësi është që të kryejnë punët e tyre dhe aspak të mos merren me çështjen”, tha Azemi.

Pas rastit të ushtarit të FSK-së Liman Musliu, ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në një shkresë ndaj institucioneve përkatëse, duke kërkuar të angazhojnë kompani të specializuar, në mënyrë që të parandalohen rastet e ngjashme në të ardhmen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Gjykata dënon një person për gjuhë të urrejtjes dhe mosdurim të grupeve fetare

​Gjykata dënon një person për gjuhë të urrejtjes dhe mosdurim të grupeve fetare

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku përballë kërkesës për shkarkim: Do të hyj në Kuvend me bindje, qetësi dhe besim

Abdixhiku takon ministrin francez Haddad, kërkon funksionalizim të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Abdixhiku takon ministrin francez Haddad, kërkon funksionalizim të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Te Dheu i Bardhë, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

Gjykata rihap shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte: Dëshmitarja nuk dha dëshmi në Institutin për Krime Lufte

Gjykata rihap shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte: Dëshmitarja nuk dha dëshmi në Institutin për Krime Lufte

“375 mijë euro” – Sulmi në Ibër-Lepenc, dëshmojnë në Gjykatë inxhinieri dhe eksperti i ADN-së

“375 mijë euro” – Sulmi në Ibër-Lepenc, dëshmojnë në Gjykatë inxhinieri dhe eksperti i ADN-së

LDK i kërkon Kushtetueses vendim të drejtë për situatën në Kuvend

LDK cakton datën e Kuvendit – Fati politik i Abdixhikut të enjten në peshoren e LDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën