TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Ushtrimi i FSK-së na tregoi se është mburojë e vendit tonë

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Kurti: Ushtrimi i FSK-së na tregoi se është mburojë e vendit tonë

Në kuadër të ushtrimit fushor ”Ujku i Çeliktë”, Forca e Sigurisë së Kosovës ka organizuar Ditën e Vizitorëve me ç’rast u demonstruan edhe disa operacione ushtarake.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në këtë organizim ku ka thënë se ky ushtrim përfaqëson më shumë se një testim të kapaciteteve tona mbrojtëse.

“Ky ushtrim përfaqëson më shumë se një testim të kapaciteteve tona mbrojtëse sikurse u dëshmua edhe sot dhe paraqet tregues të qartë të përkushtimit dhe profesionalizimit të ushtrisë sonë. E veçanta e këtij ushtrimi është se pikërisht bëhet validimi i regjimentit të dytë të FSK-së duke konfirmuar zhvillimin dhe forcimin e vazhdueshëm të ushtrisë sonë drejtë standardeve më të larta ndërkombëtare. Validimi i këtij regjimenti është tregues i qëndrueshmërisë dhe përcaktimit tonë për t’i forcuar kapacitetet tona mbrojtëse të cilat patjetër që garantojnë sigurinë dhe paqen në vendin tonë”, tha ai.

Më tej, Kurti para ushtarëve të FSK-së tha se në ushtrimin e sotëm u tregua se Kosova po bëhet gati me zell të madh për “Defender Europe 2025”.

Madje, ai shtoi se ky ushtrim i FSK-së është mburojë e Kosovës.

“Një element tjetër i rëndësishëm i këtij ushtrimi është përdorimi i pajisjeve dhe armatimit modern të cilët janë blerë dhe integruar në flotën tonë në këto vitet e fundit. Këto pajisje dhe ky armatim i blerë sipas standardeve të NATO janë produkt i një strategjie të detajuar të investimeve tona në fushën e mbrojtjes….Ky ushtrim na tregoi se FSK është mburojë e vendit tonë, por edhe një partner i besueshëm për paqen dhe sigurinë rajonale për aleatët e Kosovës….Jeni garanci e pathyeshme se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta. Për ushtrim e në ushtrimin më të madh të NATO-së “Defender Europe 2025” kësaj radhe jo vetëm si pjesëmarrës, por edhe si nikoqir dëshmuam se po bëhemi gati me zell të madh e disiplinë të madhe. Ushtrimi ‘Ujku i Çeliktë’ nuk është thjeshtë një ushtrim i radhës, është një ushtrim që tregon shpirtin tuaj ushtarak”, u shpreh Kurti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

Liderët politikë nderojnë Nexhat Dacin, Kurti vlerëson kontributin e tij

​Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave serbe

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu: Masakra e Pastasellës mbetet një nga plagët më të rënda të luftës në Kosovë

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

4 gjëra që duhet të bëni çdo ditë për të qenë më të lumtur dhe elastik mendërisht

4 gjëra që duhet të bëni çdo ditë për të qenë më të lumtur dhe elastik mendërisht

SHBA godet fuqishëm Isfahanin me sulm masiv ajror, Trump publikon pamjet

SHBA godet fuqishëm Isfahanin me sulm masiv ajror, Trump publikon pamjet

Microsoft planifikon një investim prej 1 miliard dollarësh në Tajlandë

Microsoft planifikon një investim prej 1 miliard dollarësh në Tajlandë

Liderët politikë nderojnë Nexhat Dacin, Kurti vlerëson kontributin e tij

​Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave serbe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën