Pas dërgimit të Ligjit për Zyrtarë Publik në Gjykatë Kushtetuese, i njëjti sipas legjislacionit është pezulluar për nga efekti. Në anën tjetër, po cilësohet si fatkeqësi që partia në pushtet nuk po i përmbush obligimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin në fjalë.
Për herë të dytë u dërgua në Gjykatë Kushtetuese Ligji për Zyrtarët Publik.
Kësaj radhe u dërgua nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Të dy subjektet e dërguan veç e veç këtë ligj të enjten në organin më të lartë kushtetues në shtet me arysetimin se i njëjti politizon dhe degradon sistemin e meritokracisë në administratën publike.
Prej dërgimit në gjykatë, ky ligj pezullohet nga efekti.
“Në kësi situate ligji merr efekt pezullues, sepse sipas direktivave të Kushtetës, në rastet kur deputetët brenda 10 ditëve pas miratimit të ligjit e kontestojnë të njëjtin në Gjykatë, atëherë Gjykata edhe vetvetiu njofton që pezullohet efekti i fuqisë së ligjit dhe për këtë arsye duhet pritur deri në vendimin e Gjykatës“, tha Vullnet Bugaqku nga KDI.
Si negative po vlerësohet mospërmbushja e obligimeve të Kushtetueses nga ana e pozitës.
“Është fatkeqësi që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk i përmbush obligimet që i ka nga Gjykata Kushtetese, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me miratimin e këtij ligji do të thotë evitimin e problemeve që i ka evidentuar Kushtetusja brenda 6 muajve aq sa e ka afatin kohor. Në anën tjetër po e shohim që partia në pushtet sa herë që ka plotësim ndryshim të Ligjeve të cilat i ka trajtuar Gjykata Kushtetuese, jo vetëm që nuk i merr për bazë ato rekomandime, por pastaj del edhe me shkelje të tjera, të cilat në një farë mënyre e cenojnë meritokracinë”, tha Ehat Miftaraj nga IKD.
Në gusht të vitit të kaluar, Kushtetuesja i kishte shpallur të pa vlefshme disa nene të Ligjit për Zyrtarë Publik.
Ky aktgjykim i kushtetueses e obligonte Kuvendin që këto dispozita të plotësoheshin dhe ndryshoheshin në një afat prej 6 muajsh.
Ndërsa më 30 nënëtor deputetët e pushtetit miratuan ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.