Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën e Kuvendit ku po mbahet seanca për shqyrtimin e 20 pikave të rendit të ditës.
Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, gjatë seancës së sotme, ku po shqyrtohet propozimi i gjashtë deputetëve të PDK-së, për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK, tha se ky medium nuk është kapur nga askush.
“Nuk e kemi kapur ne, nuk e ka kapur askush, por vetëm e kemi çkapur nga ju…. Në emër të GP të VV ju përshëndesim e mirë u takofshim në seancën e radhës”, tha ai.