TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mustafi: Strasburgu do të jetë arenë ku do të kërkojmë çka na mohohet sot në Serbi

by teve1
1 vit ago
0
A A
Mustafi: Strasburgu do të jetë arenë ku do të kërkojmë çka na mohohet sot në Serbi

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka njoftuar se do të kërkojë drejtësi nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg në lidhje me akuzën e tij ndaj zëvendëskryeministrit serb, Aleksander Vulin, pas vendimit të Gjykatës Supreme të Serbisë në favor të Vulinit.

Mustafi ka thënë se, kjo gjykatë e ka marr në mbrojtje Vulinin në vend që sipas tij ta dënonte për qasje diskriminuese, nxitje të dhunës dhe intolerancës ndaj komunitetit shqiptar.

“Kur Gjykata Supreme e Serbisë me firmën e gjyqtares Dragana Marinkoviq, zgjedh ta mbyllë sytë ndaj diskriminimit flagrant dhe gjuhës denigruese të Zëvendëskryeministrit Aleksandar Vulin, nuk bën asgjë tjetër veçse nxjerr në pah një realitet të hidhur: sistemi i drejtësisë në Serbi vazhdon të jetë peng i politikës, duke mbrojtur ata që promovojnë përçarje e urrejtje kundër shqiptarëve. Në vend që të dënonte atë që bën publikisht thirrje për qasje diskriminuese, nxitje të dhunës dhe intolerancës ndaj komunitetit shqiptar si qëllimi i Vulinit – atëbotë në cilësinë e ministrit të mbrojtjes, ajo e merr në mbrojtje. Termi i tij i përdorur “šiftar” nuk është thjesht një fjalë. Është përpjekje për të ulur dinjitetin e shqiptarëve, për t’i përjashtuar, për t’i kriminalizuar dhe për t’i çuar në një ndarje të thellë etnike”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka shtuar se kjo nuk është vetëm betejë ligjore por ka thënë se është betejë për dinjitetin, të drejtat e shqiptarëve dhe për respektin e tyre.

“Vendimi i Gjykatës Supreme e çon këtë çështje pranë Gjykatës Kushtetuese të Serbisë. Me përfundimin e saj plotësohen të gjitha kushteve ligjore, që Gjykata Evropiane për Drejtat e Njeriut në Strasburg të bëhet i vetmi destinacion i yni i radhës. Padia, e ngritur që më 25 gusht 2019, për diskriminim, kriminalizim, nxitje dhune dhe gjuhë denigruese, tani përfundimisht merr një tjetër dimension. Dhe mos të mendojmë që kemi të bëjmë vetëm me një figurë të fuqishme politike – kjo është një provë e madhe për një drejtësi që refuzon të mbrojë të drejtat themelore të njeriut. Le të jetë e qartë: nuk harrojmë e nuk do të ndalemi. Kjo nuk është vetëm betejë ligjore; është betejë për dinjitetin, për të drejtat e shqiptarëve dhe për respektin e tyre. Strasburgu do të jetë një arenë ku do të kërkojmë me ngulm atë që na mohohet sot në Serbi”, ka shkruar ai.

Tags: Aleksander Vulinjykata Supreme e SerbisëRagmi MustafiStrasburg
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurimeve i përkeqësohet gjendja shëndetësore në seancë gjyqësore

Emisioni “Info Nata” 09.01.2026

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën