TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Orban: Një fitore e Trumpit detyron Evropën të rimendojë ndihmën për Ukrainën

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Orban: BE ka nevojë për bashkëpunim të ngushtë për tregje dhe mbrojtje, e jo politikë

Evropa duhet të rimendojë mbështetjen për Ukrainën nëse Donald Trump zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, ka thënë të dielën kryeministri hungarez, Viktor Orban, meqë, sipas tij, “kontinenti nuk do të mund të përballojë vetë luftën”.

Orban kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe e ka bërë të qartë se Trump ka qëndrime të njëjta, dhe do të negocionte një zgjidhje paqësore për Ukrainën.

Ai përkrah ish-presidentin Trump, kandidatin e republikanëve për president, në garën kundër nënpresidentes aktuale, Kamala Harris, kandidate e demokratëve për presidente.

“Ne [në Evropë] duhet ta kuptojmë që nëse do të kemi një president pro-paqes në Amerikë, dhe unë jo vetëm që besoj, por po shoh edhe shifrat në atë drejtim.. nëse ndodh ajo që presim dhe Amerika do të jetë pro-paqes, atëherë Evropa nuk mund të jetë pro-luftës”, ka thënë Orban.

Ukraina do të jetë lart në agjendën e liderëve evropianë, të cilët takohen javën që vjen në Budapest, ka thënë ai, duke iu referur Komunitetit Politik Evropian dhe një takimi tjetër më joformonal të liderëve të BE-së, shkruan REL.

“Evropa nuk mund të mbajë vetëm barrën e luftës, dhe nëse amerikanët i kthehen paqes, atëherë edhe ne duhet të adaptohemi, dhe këtë do ta diskutojmë në Budapest”, ka thënë Orban.

Rezultati zgjedhor në Shtetet e Bashkuara pritet të ketë ndikim të madh në luftën në Ukrainë dhe sigurinë e kontinentit evropian.

Orban e ka zemëruar së fundmi Brukselin, për shkak të lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe kundërshtimet e tij për ndihmën për Ukrainën, e cila përballet me pushtimin rus prej shkurtit të vitit 2022.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka thënë në korrik se Qeveria hungareze e sheh Trumpin si “mundësues të paqes” në Ukrainë.

Në korrik, Orban dhe ekipi i tij i ka ndihmuar ekipit të Trumpit rreth politikave për familjen dhe migrimin.

Ai e ka telefonuar Trumpin të enjten për t’i uruar fat në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Tags: donald trumpUkrainaViktor Orban
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mediat në Serbi raportojnë për arrestimin e Milan Radoiçiq

​Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare

Trumpi shqyrton mundësinë e bombardimit të Iranit pas vizitës së shefit të Mossadit

Trumpi shqyrton mundësinë e bombardimit të Iranit pas vizitës së shefit të Mossadit

Aleatët e Ukrainës mblidhen në Berlin, diskutojnë mbështetjen për Kievin dhe sigurinë e Evropës

Aleatët e Ukrainës mblidhen në Berlin, diskutojnë mbështetjen për Kievin dhe sigurinë e Evropës

Sulmi i Huthëve dëmton kullën më të lartë në Riad

Sulmi i Huthëve dëmton kullën më të lartë në Riad

Draftiligji i ri për Ligjin për Specialen javën e ardhshme

Draftiligji i ri për Ligjin për Specialen javën e ardhshme

Pezullohet protesta-pritet të shqyrtohen kërkesat e punëtorëve të KEK-ut

Pezullohet protesta-pritet të shqyrtohen kërkesat e punëtorëve të KEK-ut

Dua Lipa tregon besëtytnitë e shqiptarëve në emisionin britanik

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

Kurti: Mungesa e cilësisë në arsim, një nga faktorët e migrimit

Kurti: Mungesa e cilësisë në arsim, një nga faktorët e migrimit

Murati i kundërpërgjigjet kritikave të Abdixhikut për buxhetin: Kemi krijuar kushte për punësim

Murati i kundërpërgjigjet kritikave të Abdixhikut për buxhetin: Kemi krijuar kushte për punësim

Opera e Kosovës sonte shënon pesëvjetorin me sopranon Elbenita Kajtazi

Opera e Kosovës sonte shënon pesëvjetorin me sopranon Elbenita Kajtazi

Kurti: Ne u përmbahemi zotimeve tona, por jo të gjitha janë për vitin 2027

Kurti: Ne u përmbahemi zotimeve tona, por jo të gjitha janë për vitin 2027

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën