TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Komunat kundërshtojnë vendimin e Qeverisë për kthimin e disa pronave tek AKP

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Qeveria thotë se kryeministri Kurti do të vizitojë ShBA-në gjatë majit

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, deklaroi për KosovaPress se pushteti nuk i ka ftuar në takim kryetarët e Komunave të cilët preken nga ky vendim për të diskutuar për këtë çështje.

“Ky vendim ka qenë i pajustifikuar për kryetarët e Komunave, ky vendim është marrë në mënyrë arbitrare pa konsulta paraprake me kryetarët e Komunave, e gjithashtu kryetarët e Komunave menjëherë kanë kontaktuar zyrën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ku kanë kërkuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që në emër të komunave të cilat janë të prekura nga ky vendim të dilet me qëndrim. Nuk ka asnjë bashkëpunim, po shihet që edhe ky vendim është marrë në mënyre arbitrare gjatë vikendit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pa u konsultuar fare me kryetarët e Komunave, mundeni ta merrni me mend që kryeministri Kurti asnjëherë nuk i ka takuar kryetarët e komunave”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi deklaroi se edhe Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë të drejtë Qeverisë së Kosovës në lidhje me vendimin për t’i dhënë këto prona Komunave.

Ai thotë se ka paqartësi se si do të veprohet në ato Komuna të cilat kanë ndërtuar objekte me interes publik, si çerdhe apo shkolla.

“Vendimi për dhënien e këtyre pronave në shfrytëzim nga AKP-ja në nivelin lokal, është marrë në kohën kur kryeministër ka qenë Ramush Haradinaj. Ky vendim është kontestuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi i cili e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese në atë kohë kishte marrë qëndrim që ky vendim ka qenë i drejtë dhe që këto prona, kalojnë nën menaxhimin e autoritete lokale të këtyre komunave të Republikës së Kosovës, pas atij vendimi komunat kanë shpallur për interes të veçantë dhe në disa komuna kanë ndodhur disa ndërtime për interes publik se këto prona shfrytëzohen vetëm për interes publik, ka komunë ku është ndërtuar çerdhe publike, ke komunë ku është ndërtuar një objekt i një ndërmarrje komunale e cila menaxhohet nga niveli komunal”, shtoi Ibrahimi.

Ai u shpreh se Komunat janë të shqetësuara edhe për mungesën e pronave dhe se kjo ndikon edhe tërheqjen e investimeve të jashtme.

“Duhet të theksuar që komunat kanë mungesë të jashtëzakonshme të pronave komunale dhe mungesa e jashtëzakonshme e pronave komunale, po i drejton komunat që të kërkojnë ndihmë nga niveli qendror, në këtë rast nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kemi biseduar edhe me Agjencinë e Pyjeve ku kemi kërkuar që pronat që janë si djerrina t’i kthehen autoriteteve lokale që t’i shfrytëzojnë për interesa publike”, tha ai.

Qeveria me një vendim të miratuar të shtunën ka shfuqizuar vendimet për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP te komunat: Gjilan, Ferizaj, Suharekë, Skenderaj, Deçan, Junik dhe Hani i Elezit. Sipas Qeverisë, Këto vendime nuk kanë mundur të zbatohen, dhe në vitin 2021 kanë pësuar ndryshimet ligjore, përkatësisht Ligji Nr.06/L-092 ka shfuqizuar Ligjin Nr.04/L-144 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës./KSP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të enjten

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Bodo/Glimt e befason edhe Interin, fiton 3:1 duelin e parë të ‘Play-Offit’

Bodo/Glimt e befason edhe Interin, fiton 3:1 duelin e parë të ‘Play-Offit’

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën