TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krahas ngritjes operacionale kërkohet shtimi i numrit të kadetëve në FSK

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Krahas ngritjes operacionale kërkohet shtimi i numrit të kadetëve në FSK

300 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur testimin fizik të hënën. E kjo po mirëpritet nga njohës të fushës, meqenëse kërkohet që të rritet numri i pjesëtarëve që bëhen pjesë e këtij institucioni, krahas ngritjes operacionale të FSK-së.

Të hënën nisën testimin fizik 300 kadetët e rinj që u pranuan në konkursin e fundit për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga Ministria e Mbrojtjes është bërë e ditur se ky është konkursi i katërt brenda katër viteve që është hapur për pranimin e ushtarëve.

Sipas këtij dikasteri numri i të rekrutuarve gjatë kësaj kohe është 2 mijë e 271.

E koloneli në pension po vlerëson se shtimi i numrit të rekrutëve të rinj është i mirëseardhur për FSK-në.

Veçse thotë se kjo rritje nuk mund të bëhet në një afat kohor të shkurtër, por që duhet shkuar gradualisht.

“Duke rekrutuar një numër të konsiderueshëm apo të nevojshëm për momentin të pjesëtarëve aftësimin e tyre, angazhimin e tyre dhe pastaj të vije radha prapë për grupin tjetër i cili mund të absorbohet nga kapacitetet trajnuese dhe shkolluese të vet Forcës së Sigurisë së Kosovës dmth janë disa mekanizma që e kushtëzojnë edhe numrin e pjesëtarëve të cilët mund të pranohen brenda për brenda Forcës”, thotë Hysen Gecaj, kolonel në pension i FSK-së.

Kurse profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami thekson se krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale, FSK duhet të fokusohet edhe në shtimin e numrit të ushtarëve.

“Përveç fokusimit në armatim paralelisht me të e njëjta po ndodhë edhe me oficerë e ushtarë të cilët janë duke u përgatitur të jenë të aftë për mbrojtje por edhe përdorimin e mjeteve të cilat janë risi për ushtrinë e Kosovës, kështu që unë besoj që edhe në të ardhmen do të vazhdojë armatosja e e FSK-së”, thotë Avni Islami- profesor i shkencave të sigurisë.

Krahas kësaj, në dy vitet e fundit numri i pjesëtarëve të FSK-së që janë larguar nga ky institucion është 251.

Ndryshe, buxheti i ndarë për vitin 2024 në fushën e mbrojtjes është më i larti ndonjëherë që kap vlerën e 153 milionë eurove.

Tags: FSK
ShareTweet

Postime të ngjashme

DnV: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

DnV kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve në të gjithë vendin

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve me aeroplan në Kosovë

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve me aeroplan në Kosovë

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

KQZ merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

Për shkak vlerave të manganit në Badoc, qytetarët furnizohen me ujë përmes autobotëve

Rritet turbullira në ujin e “Badocit”, IKShPK kërkon të mos përdoret për pije

Instagram mohon akuzat për ekspozim të të dhënave personale

Instagram mohon akuzat për ekspozim të të dhënave personale

Zeneli transferohet te kampioni i Belgjikës

Zeneli transferohet te kampioni i Belgjikës

DnV: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

DnV kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve në të gjithë vendin

Prezantohet kukulla e parë Barbie me spektrin e autizmit

Prezantohet kukulla e parë Barbie me spektrin e autizmit

Rutte shmang pyetjen nëse është e pranueshme që një anëtar i NATO-s të kërcënojë ushtarakisht një tjetër

Rutte shmang pyetjen nëse është e pranueshme që një anëtar i NATO-s të kërcënojë ushtarakisht një tjetër

Vetëm disa minuta qeshje në ditë mund të përmirësojnë shëndetin

Vetëm disa minuta qeshje në ditë mund të përmirësojnë shëndetin

Arbër Prekazi largohet nga Feronikeli, e kërkon me ngulm ekipi i Superligës

Arbër Prekazi largohet nga Feronikeli, e kërkon me ngulm ekipi i Superligës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën