Punëtorët e shërbimeve teknik nga hëna kanë hyrë në grevë. Ata po kërkojnë që koeficienti i pagës të ngritët nga 3.86 në 5.4 ashtu siç e kishin para votimit të ligjit për paga. Ata gjatë ditës morën një ofertë nga drejtori i SHSKUK-së që paga e tyre të rritet për 20% të buxhetit të QKUK-së, por kjo nuk u pranua nga grevistët.
Është vendi ku çdo ditë ushqehet stafi shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare.
Por punëtoret e kuzhinës së QKUK-së të hënën nuk shërbyen ushqimin për mjekët e infermieret.
Kjo pasi punonjësit e shërbimeve teknike lanë detyrat e tyre dhe filluan grevën pas pakënaqësive në lidhje me pagën.
“Kemi dal në grevë për me shpreh pakënaqësi tonë që na u kanë ulë pagat nga 5.4 në 3.86, pra jemi shumë të pakënaqur ne kemi dal në grevë që së paku të na kthejnë aty ku kemi qenë. Na kanë shti në atë pjesën e elektricistëve që ka të bëjë me një ambulantë, me një shkollë me një diçka kur se kemi të bëjmë me një përgjegjësi kogja të madhe, kemi përafërsisht 40 klinika duke filluar prej trafove, sallave të operacioneve”, thotë punëtori Agron Gashi.
Paga të cilën e merre, Fikrie Dumani, thotë se nuk po i del as për të blerë barnat për sëmundjet me të cilat është duke përballur.
“Unë jam me kancer, me çdo sëmundje që ekziston e kam sheqerin kancerin, tensionin e punoj në dy reparte e koeficienti është për toke”, shprehet ajo.
E në orën 13:00, këshilli grevist pati takim me drejtorin e SHSKUK-së, Osman Hajdarin.
Pas më shumë se një orë diskutimeve, ata u kthyen me një vendim i cili nuk është që u prit mirë nga shërbyesit teknik.
“I cili neve na premtoi një 20% nga buxheti i QKUK-së deri në realizimin e koeficientit, përndryshe ne si këshill grevistë kemi kërkuar që të kthemi ne kategorinë H sic kemi qenë me herët dhe ne si këshill grevist mendojmë që greva do të vazhdoj edhe me tutje”, tha Basri Krasniqi nga këshilli grevistë.
Kërkesë kryesore e këtyre punëtorëve është që të trajtohen si punëtor mjekësor me të njëjtën përgatitje profesionale dhe jo si staf civil.