TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sylvinho flet për listën për ndeshjet e tetorit, pyetet edhe për Europianin U21 Shqipëri-Serbi

by tëvë1
1 vit ago
0
A A

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, është shfaqur sot në konferencë para mediave për të komentuar grumbullimin e kuqezinjve për ndeshjet e muajit tetor në transfertë përballë Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Dy sfidat janë shumë të rëndësishme për ecurinë në grupin e Ligës së Kombeve, ku në dy ndeshjet e para Shqipëria ka regjistruar një fitore ndaj Ukrainës dhe një humbje ndaj Gjeorgjisë.

Mungesa e Manajt dhe ftesa e Abrashit – “Sa i përket listës, ne kemi tre lojtarë që për fat të keq janë dëmtuar. Manaj është një, ai pasi u kthye bëri 42 minuta me klubin dhe doli nga ndeshja dhe deri tani nuk është kthyer. Fola me lojtarin, por as ai, as ne nuk duhet të rrezikojmë. Janë dy lojtarë si Berisha që në stërvitje me Leçen kishte probleme me dëmtimin dhe ishte i rrezikshëm. I treti është Keidi Bare. Ai u dëmtua në shtator dhe deri tani nuk është kthyer, folëm me doktorin Stesina, kemi qenë në kontakt me doktorin e Saragozës. Ai është thuajse gati, por për fat të keq asnjë prej tyre nuk është në gjendje të vijë. Pajaziti është një lojtar që kemi marrë. Ai bëri një ndryshim shumë të bukur në Kroaci, është një lojtar që më intereson shumë se është një mesfushor i cili mund të bëjë gjithçka. Abrashi është një lojtar që ka ende për të dhënë, në këtë periudhë që ka shumë ndryshime e largime natyrale lojtaresh, vijnë të ri, Berisha, Pajaziti, ndoshta Fetai i cili më pëlqen. Asllani e Mitaj janë të rinj, janë me ne, por edhe Muçi. Kanë nevojë për Gjimshitin, Ajeti, Abrashin, janë lojtarë të rëndësishëm, janë të lidhur me fanellën e të japin një dorë me eksperiencën e tyre. Abrashi është një lojtar të cilit i besoj 100%”.

Sulmi – “Përsa i përket Tucit e kam parë me Spartën, e kam takuar në qendër sportive. Është pjesë e listës si Çuni dhe Vrioni. Ne kemi bërë zgjedhje, kur nuk kemi lojtarë si Daku dhe Manaj si 9. Mua më pëlqen të luaj me 1 lojtar përpara, po ka ekipe që nuk kanë 9 përpara. Deri tani kemi Dakun dhe Manajn që e bëjnë atë rol. Në rastin e Asanit, Laçi është përshtatur në pozicionin e tij. Besoj në mundësitë që i jepen lojtarëve dhe jo në eksperimente. Ju mund të kujtoni Zekën dhe Spahiun, të cilët mund të vijnë përsëri. Zëvendësuesi i Asanit ishte Muçolli deri para 3 muajve. Lojtarët shikohen në stërvitje dhe jo vetëm në ndeshje. Sipas nesh nuk është momenti i Albion Ademit”.

Europiani U21 Serbi-Shqipëri –  “Është  e vërtetë që është kandidate. Unë jam trajner, mua më intereson shumë lojtarët e U21. Në fakt ne kemi marrë shumë nga aty, Simonin, Bajramin, Mitajn, Berishën, Pajazitin, Fetain, Shpendin. Kemi shumë të fortë aty, kemi marrë shumë, mua më intereson, por se si bëhet, ku bëhet pastaj, në vitin 2027, nuk është çështje trajneri. Unë jam i lumtur kur lojtari bën një rrugëtim të mirë, në një kampionat të fortë. Unë jam ai që duhet t’i shkojë mbrapa lojtarit, nuk është e trajnerit të vendosë apo të japë opinione, është një çështje e veçantë, që sipas meje nuk më përket. Nga ana sportive jam shumë i lumtur që lojtarët e U21 vijnë te ne në kondicion të mirë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Upamecano mbetet te Bayerni

Upamecano mbetet te Bayerni

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

FBK konfirmon finalen e Kupës në Rahovec

Ancelotti deri më 2030 në krye të Brazilit

NATO për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon

NATO për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon

​Zgjedhjet në PDK dhe AAK, analistët: Të jenë reale e jo formale

​Zgjedhjet në PDK dhe AAK, analistët: Të jenë reale e jo formale

Anushiq: Bashkëpunimi Kroaci-Kosovë-Shqipëri, s’ ka asgjë kontestuese dhe nuk rrezikon askënd

Anushiq: Bashkëpunimi Kroaci-Kosovë-Shqipëri, s’ ka asgjë kontestuese dhe nuk rrezikon askënd

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza shpërndan video nga përgatitjet për marshin e 17 shkurtit: Drejtësi, jo politikë

Kurti i tregon Plenkoviqit se tash ka shumicë solide në qeverisje

Kurti i tregon Plenkoviqit se tash ka shumicë solide në qeverisje

Deputeti kanadez uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Deputeti kanadez uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

​Rubio: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, Kurti i pranishëm gjatë fjalimit në Mynih

​Rubio: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, Kurti i pranishëm gjatë fjalimit në Mynih

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën