TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet

Një testim i raketave nga Koreja e Veriut më 30 maj 2024.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij do të përdorë armë bërthamore “pa hezituar” nëse sulmohet nga Koreja e Jugut dhe aleati i tij, Uashingtoni, raportoi media shtetërore verikoreane më 4 tetor.

Raportet mes dy Koreeve janë në pikën më të ulët në dekada dhe Seuli gjatë kësaj jave mbajti një paradë ushtarake ku shfaqi një raketë të fuqishme që tha se mund të godasë bunkerët nëntokësorë të Veriut. Gjatë paradës, presidenti jugkorane, Yook Sun Yeol, paralajmëroi Kimin se përdorimi i armëve bërthamore do të nënkuptonte fundin e regjimit të tij.

Nëse forcat e armikut do “të shkelnin sovranitetin” e Veriut, Pheniani “do të përdorte pa hezituar të gjitha forcat sulmuese që ka në dispozicion, përfshirë edhe armët bërthamore”, tha Kim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA.

Sipas fotografive të publikuara nga KCNA-ja, Kim i bëri këto deklarata gjatë një trajnimi të forcave për operacione speciale.

Ai e kritikoi Yoonin për komentin e bërë për “fundin e regjimit” dhe aleancën e Koresë së Jugut me Shtetet e Bashkuara.

Seuli, që nuk ka armë bërthamore, është aleat me Uashingtonin i cili ka stacionuar dhjetëra mijëra trupa në këtë shtet që kur përfundoi lufta Koreane më 1953 pa një traktat të paqes.

Kim tha se Seuli dhe Uashingtoni “po shkatërrojnë sigurinë rajonale dhe paqen”.

Të martën, mbi qiellin e Koresë së Jugut fluturuan avionë luftarakë dhe në rrugë u shfaqën armë të Koresë së Jugut. Ky shtet për herë të parë shfaqi raketën më të madhe balistike që ka, Hyunmoo-5, e cila është e aftë të shkatërrojë bunkerë nëntokësorë, shkruan REL.

Gjatë paradës, në qiellin e Koresë së Jugut u panë edhe bombarduesit amerikanë B-1B dhe avionët luftarakë F-15K.

Uashingtoni në mënyrë periodike dislokon asete bërthamore në Gadishullin Korean, duke thënë se vepron kështu për të mbrojtur Seulin nga kërcënimet në rritje që vijnë nga Pheniani.

Tags: arme berthamoreKoreja e Veriut
ShareTweet

Postime të ngjashme

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Izraeli nis një valë “në shkallë të gjerë” sulmesh ajrore ndaj kryeqytetit iranian

Izraeli nis një valë “në shkallë të gjerë” sulmesh ajrore ndaj kryeqytetit iranian

Auto Draft

Gjobat e trafikut vetëm në gjuhën maqedonase-BDI: Po cenohen marrëdhëniet ndëretnike

Mediat në Serbi raportojnë për arrestimin e Milan Radoiçiq

​Raport i ashpër i PE-së për Serbinë, i kërkohet ta ndjek penalisht Milan Radoiçiq

Abdixhiku takohet me Osmanin

Meta: Osmani do të kthehet në politikë, me të LDK-ja do të kishte përqindje tjetër

“InfoNata” 12.03.2026

“InfoNata” 12.03.2026

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Bërxulli vlerëson se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme

Bërxulli vlerëson se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Zhegrova reagon pas përjashtimit nga FFK-ja

Zhegrova bëhet baba, ky është emri i djalit të tij

Auto Draft

“Zhurma u dëgjua disa metra larg”- gruas në Podujevë i sulmohet shtëpia me mjet shpërthyes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën