Si pasojë e këtij aksidenti, dy policë kanë marrë tretman mjekësor, derisa policia thotë se është duke e hetuar rastin.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Mushtisht, Suharekë 29.04.2022 – 01:05. Vozitësi i panjohur me veturë ka goditur veturën zyrtare të policisë dhe më pas ka ik nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, dy zyrtarë policorë meshkuj kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar. Rasti është duke u hetuar.