Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjilan, ku një person dyshohet ta ketë rrahur bashkëshorten e tij, shkruan teve1.info.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, teksa viktima ka marrë tretman mjekësor, e i dyshuari është arrestuar.
“DHUNË NË FAMILJE Gjilan 29.04.2022-22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.