TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Habeck: Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Kosovën

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Habeck: Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Kosovën

CEFTA, ose marrëveshja e re për tregti të lirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ishte një nga temat kryesore të ministerialit të ekonomisë, të martën në Berlin.

Robert Habeck, ministri i Ekonomisë së Gjermanisë dhe organizatori i takimit, shprehu shpresën se do të gjendet një zgjidhje për përfshirjen e Kosovës në këtë marrëveshje. “Sot u fol shumë me Serbinë dhe Kosovën, pasi CEFTA varet nga to. Po përpiqemi të gjejmë një kompromis që të mundësojë përmbylljen e marrëveshjes. Rajoni është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të mbetet i varur nga konflikte rajonale,” tha Habeck pas ministerialit të ekonomisë, të martën (24.09.2024) në Berlin. “Sado i komplikuar të jetë konflikti, është e rëndësishme të tregojmë fleksibilitet për të ecur përpara, përndryshe do të duhet të gjenden zgjidhje alternative”.

Procesi i Berlinit – me apo pa Kosovën?

Takimi në Berlin kishte për qëllim përgatitjen e Samitit të Procesit të Berlinit, që do të mbahet më 14 dhe 15 tetor, nën drejtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz e ku synohet të nënshkruhet marrëveshja e tregtisë së lirë. Aktualisht, tregtia e lirë realizohet përmes CEFTA-s, por Kosova e ka refuzuar këtë rrugë në të kaluarën, pasi përfaqësohej nga UNMIK-u dhe jo si shtet i pavarur. Qëllimi i samitit është përfshirja e Kosovës si shtet i pavarur në një marrëveshje të ngjashme me CEFTA-n, gjë që mund të realizohet vetëm në kuadër të Procesit të Berlinit, ku Kosova tradicionalisht përfaqësohet si shtet dhe me të gjitha simbolet shtëtërore, shkruan Deutsche Welle.

Kushti për Kosovën është heqja e bllokadës aktuale ndaj produkteve serbe, e cila është shkelje e parimeve të CEFTA-s. Manuel Sarrazin, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, kishte paralajmëruar në fillim të shtatorit se, nëse Kosova nuk ndërmerr këtë hap, ajo mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit. I pyetur nga DW se a do të ketë një marrëveshje edhe pa Kosovën, Habeck nuk u përgjigj drejtpërdrejt: “Është thelbësore të mbahen bashkë shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe Kosova është në qendër. Interesi i përbashkët është zhvillimi i një rajoni të integruar, dhe për këtë po punojmë tani”.

Taksë doganore për produktet me energji fosile

Ministeriali i ekonomisë u zhvillua nën moton “Dhjetë vitet e Procesit të Berlinit – Ballkani Perëndimor si zonë ekonomike në rrugën drejt Bashkimit Evropian”. Një nga temat e tij, përveç marrëveshjes së tregtisë së lirë, ishte energjia e ripërtëritshme. Habeck theksoi rëndësinë që produktet që hyjnë në BE të jenë të prodhuara me energji të gjelbër, dhe njoftoi se për mallrat e prodhuara me energji fosile do të vendoset një taksë doganore.

Bashkëpunimi rajonal me rëndësi të madhe

Një tjetër çështje kyçe për zhvillimin ekonomik të rajonit është bashkëpunimi rajonal. Habeck theksoi se Ballkani Perëndimor ka fituar vëmendje si vend investimesh për shkak të afërsisë me Evropën, ndërsa vendet e tjera që ndodhen në luftë kanë humbur interesin e investitorëve. Ai vuri në dukje se tregu i përbashkët rajonal, i cili po përpiqet të krijohet në Ballkanin Perëndimor, është kyç për tërheqjen e investimeve. “Vendet e Ballkanit më vete janë shumë të vogla për të tërhequr shumë investitorë. Prandaj vetëm krijimi i një hapësire të përbashkët e pa barriera do të sjellë investitorët në rajon”, tha Habeck.

Para takimit ministror, në Berlin u mbajt një forum biznesi, ku morën pjesë rreth 250 përfaqësues nga biznesi gjerman dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Ekonomia gjermane ka një interes të madh për zhvillimin ekonomik të rajonit. Në dekadën e fundit, ajo ka hapur mbi 130,000 vende pune të kualifikuara. Tregtia ndërmjet Gjermanisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është trefishuar dhe në periudhën janar-korrik 2024, volumi tregtar arriti në 10.7 miliardë euro, me një rritje prej 2% krahasuar me vitin e kaluar.

Procesi i Berlinit është një iniciativë e qeverisë gjermane nga viti 2014 dhe një platformë e përbashkët për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Komisionin Evropian, disa vende të BE-së dhe Britaninë e Madhe që synon të mbështesë afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.

Tags: BECEFTARobert Habeck
ShareTweet

Postime të ngjashme

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

​Zjarret në Shqipëri, 10 vatra aktive, ndërhyrjet nga ajri, shiu ndihmoi jugun

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Bahtiri thotë se VV i ka ftuar të gjithë në takime: PDK po e pret 16 shtatorin

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Xhelal Sveçla publikon njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën