E përditshmja spanjolle “Marca” të martën ka publikuar fituesin e “Topit të Artë” për këtë vit.
Bazuar në gazetën që është e afërt me skuadrën e Real Madridit, fitues i këtij viti për çmimin prestigjioz të futbollit është braziliani Vinicius Junior.
Lista e lojtarëve të nominuar për “Topin e Artë” është publikuar në fillim të këtij muaji, ndërsa Vinicius është në mesin e 30-të më të mirëve, ku janë të përfshirë emrat si Jude Bellingham, Kylian Mbappe, Granit Xhaka e të tjerë.
Vinicuis 24-vjeçar sezonin e shkuar ishte lojtari kryesor i Real Madridit, duke ndihmuar ekipin spanjoll ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe titullin e kampionit të Spanjës.
Ceremonia e “Topit të Artë” do të organizohet nga revista “France Football” dhe UEFA dhe do të mbahet në Paris më datën 28 tetor.