TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti thotë se Serbia pasqyron stilin autoritar të Rusisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti thotë se Serbia pasqyron stilin autoritar të Rusisë

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti ka marrë pjesë online në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe kriza globale – Stuhi të reja apo diell?”, në kuadër të Forumit për Integrimin e Ballkanit 2024.

Pjesë e këtij paneli kanë qenë edhe Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Kryediplomatja e Sllovenisë, Tanja Fajon.

Gjatë adresimit të tij, kryeministri, Kurti shprehu se sfidat me të cilat përballet rajoni janë të ndërthurura me kontekstin më të gjerë të ndryshimeve globale në aspekte të ndryshme politike dhe gjeopolitike.

“Ai shtoi se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka zbuluar rreziqet që vijnë nga regjimet autoritare. Vijoi se edhe në Ballkanin Perëndimor Serbia sot pasqyron stilin autoritar të Rusisë. Strategjia e saj është krijimi i tensioneve në Kosovë, dhe kërkimi i ndarjes së Bosnjës, duke i përdorur ato si mjet negocimi me Perëndimin për të siguruar lëshime dhe për të shmangur reformat e nevojshme”, thuhet në komunikatë

Tutje, Kurti theksoi se ajo që nevojitet është normalizimi i vet Serbisë, e cila duhet të pajtohet me faktin se epoka e zgjerimit territorial dhe ndarjeve etnike ka përfunduar.

Kryeministri nënvizoi se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për bashkëpunim rajonal dhe se vijon të punojë pareshtur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE si qëllime strategjike.

Komunikata e plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë paradites mori pjesë online në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe kriza globale – Stuhi të reja apo diell?” në kuadër të Forumit për Integrimin e Ballkanit 2024.

Pjesë e panelit ishin edhe Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Malit të Zi, Filip Ivanović, anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Željko Komšić, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčak, deputeti i Parlamentit Evropian, Tonino Picula, dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon. Moderator ishte Presidenti i Lëvizjes Evropiane të Malit të Zi, Momčilo Radulović.

Gjatë adresimit të tij, kryeministri Kurti shprehu se sfidat me të cilat përballet rajoni janë të ndërthurura me kontekstin më të gjerë të ndryshimeve globale në aspekte të ndryshme politike dhe gjeopolitike.

Ai shtoi se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka zbuluar rreziqet që vijnë nga regjimet autoritare. Vijoi se edhe në Ballkanin Perëndimor Serbia sot pasqyron stilin autoritar të Rusisë. Strategjia e saj është krijimi i tensioneve në Kosovë, dhe kërkimi i ndarjes së Bosnjës, duke i përdorur ato si mjet negocimi me Perëndimin për të siguruar lëshime dhe për të shmangur reformat e nevojshme.

Theksoi se ajo që nevojitet është normalizimi i vet Serbisë, e cila duhet të pajtohet me faktin se epoka e zgjerimit territorial dhe ndarjeve etnike ka përfunduar.

Kryeministri nënvizoi se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për bashkëpunim rajonal dhe se vijon të punojë pareshtur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE si qëllime tona strategjike.

Ai shtoi se Kosova në tri vitet e fundit, ka shënuar rritjen më të shpejtë të treguesve demokratikë në rajon dhe rritje të lartë ekonomike, duke treguar se demokracia dhe zhvillimi ekonomik ecin krah për krah njëra-tjetrës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në vendin e rezistencës, zbulohet pllaka përkujtimore në Prishtinë

Në vendin e rezistencës, zbulohet pllaka përkujtimore në Prishtinë

Përplasje e ashpër në Kuvend, Haradinaj-Kurtit: Ushqen zagarë për t’i fyer shqiptarët

Përplasje e ashpër në Kuvend, Haradinaj-Kurtit: Ushqen zagarë për t’i fyer shqiptarët

Paga e 13-të, deputetët “bamirës” para kamerës – në Qendrën për Autizëm nuk shkoi asnjë cent

Paga e 13-të, deputetët “bamirës” para kamerës – në Qendrën për Autizëm nuk shkoi asnjë cent

“Dhimbje më e madhe ishte kthimi në bankat e zbrazëta”, nderohen dy dëshmorët e ’81-tës

LVV dhe LDK përplasen për qendrat e votimit në diasporë

Vetëvendosje i drejtohet Osmanit, kërkon t’ia emërojë anëtarin e tretë në KQZ

MINTI publikon gjetjet për njehsorët elektrikë

MINTI publikon gjetjet për njehsorët elektrikë

Pronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

KEDS paralajmëron ndërprerje të energjisë në disa qytete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën