TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trepça nis sezonin me trofe, fiton Superkupën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Trepça nis sezonin me trofe, fiton Superkupën

KB Trepça e ka nisur sezonin 2024/25 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar në turneun e Superkupës së Kosovës.

Në finalen e madhe, të luajtur në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, të mërkurën mbrëma, Trepça e mposhti Sigal Prishtinën me shifrat 89:73.

Në fakt, Trepça ka mbrojtur trofeun e fituar sezonin e shkuar dhe për skuadrën nga Mitrovica ky është triumfi i tretë në histori të klubit në këtë garë.

Ndeshja ishte interesante dhe atmosfera nuk mungoi në tribuna, ndërsa Trepça ishte për një nuancë më e mirë se ekipi nga kryeqyteti, i cili ka humbur dhjetë ndeshjet e fundit përball mitrovicasve në të gjitha garat.

Çerekun e parë, e fitoi Prishtina me rezultatin e ngushtë (15:14), përpara se Trepça të reagoj në të dytin (19:26) dhe të shkoj në pushim me një avantazh prej gjashtë pikëve – 34:40.

Periudhën e tretë, Trepça e mbylli në favor të vetin (22:17) dhe në dhjetë minutat e fundit hyri në parket me një epërsi prej 11 pikëve – 62:51, të cilën arriti ta ruaj deri në fund të ndeshjes për të triumfuar në Superkupë.

Më i dalluari në këtë sukses të Trepçës ishte Sammy Hunter me 18 pikë e 6 kërcime, i ndjekur nga Desmond Cambridge me 15 të realizuara.

Ndërkohë, te Prishtina u veçua amerikani Jalen Moore me 20 pikë, 8 kërcime e 5 asistime.

Para se ta mposht Prishtinën, skuadra e Trepçës në këtë turne të Superkupës që nisi vikendin e shkuar, e eliminoi Borën në çerekfinale dhe Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale.

Me këtë sukses në Superkupë, Trepça paralajmëroi se mbetet favoriti kryesor edhe për trofetë tjerë në basketbollin kosovar. Sezonin e shkuar, Trepça fitoi të gjithë trofetë e mundshmë, përfshirë edhe Ligën Unike.

Sezoni 2024/25 në Superligën e Kosovës në basketboll nis këtë vikend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gvardiol me kontratë të re, firmos deri më 2031 me Cityn

Gvardiol me kontratë të re, firmos deri më 2031 me Cityn

Mancini rikthehet në postin e selektorit tek Italia

Mancini rikthehet në postin e selektorit tek Italia

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

City konfirmon operimin e Rodrit

Anthony Joshua ftohet në Shqipëri

Anthony Joshua ftohet në Shqipëri

Jashari: Pa marrëveshje, PDK-ja nuk e voton presidentin

Jashari: Pa marrëveshje, PDK-ja nuk e voton presidentin

“Thirrja erdhi shumë vonë, por PDK-ja i përgjigjet” – Jashari konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Haxhiut

“Thirrja erdhi shumë vonë, por PDK-ja i përgjigjet” – Jashari konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Haxhiut

“Info Nata”- 28.07.2026

“Info Nata”- 28.07.2026

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Po presim epilogun e Kuvendit të LDK-së për të vazhduar dialogun

Gola: Po presim epilogun e Kuvendit të LDK-së për të vazhduar dialogun

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën