Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas arab, i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga Arabia Saudite.
Sipas raportit policor, arrestimi i tij ka ndodhur pasditen e së martës, në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Arabia Saudite, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Arabisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në raport./teve1.info/