TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Mbi 20% e remitancave që vijnë në Kosovë janë nga Zvicra

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Mbi 20% e remitancave që vijnë në Kosovë janë nga Zvicra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka mirëpritur në takim një delegacion nga Zvicra, të udhëhequr nga ish-ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Në komunikatë thuhet, se përgjatë takimit janë cekur tema të ndryshme, me interes për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Urat e bashkëpunimit mes nesh si shtete por edhe si shoqëri, të cilat kultivohen e thellohen edhe më tej përmes diasporës sonë në Zvicër, u vlerësuan lart nga kryeministri dhe personalitetet e pranishme në takim të cilët mbulojnë fusha të ndryshme, si mjekësia, komunikimi dhe arkitektura. Kryeministri theksoi se diaspora kosovare në Zvicër ka një ndikim të madh, jo vetëm për numrin e saj të madh, por edhe për remitancat, ku mbi 20% e remitancave që vijnë në Kosovë janë nga Zvicra”, theksohet në komunikatë.

Më tej, Kurti ka vënë në pah rolin e rëndësishëm të Zvicrës si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, dhe që vazhdon të kontribuojë përmes programeve të Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC).

Ai, po ashtu, ka nënvizuar rëndësinë e sistemit të arsimit dual, ku Zvicra ka luajtur një rol të rëndësishëm në lidhjen e arsimit me tregun e punës, duke ndihmuar në përgatitjen e fuqisë punëtore të re.

Gjatë takimit, është folur edhe për përfshirjen e grave në fushat e STEM, Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, ku aktualisht 50% e studentëve në këto fusha janë gra.

Gjithashtu, është diskutuar edhe për Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022 – 2031, ku ankandi i parë për energjitë e rinovueshme përfundoi me sukses përmes një konsorciumi zvicerano-gjerman.

“Kryeministri Kurti i falënderoi pjesëmarrësit për interesin e tyre për ta njohur më thellë e më mirë vendin tonë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe shprehu mirënjohje për bisedën e hapur dhe plot shkëmbime të dijes të zhvilluar ditën e sotme”, thuhet në komunikatë.

Grupi i cili ka udhëtuar drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor në një vizitë studimore, do të qëndrojë në Kosovë, në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

Ligjet e vjetra dhe mungesa e databazës pengojnë hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

Ligjet e vjetra dhe mungesa e databazës pengojnë hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë gjatë muajit maj

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë gjatë muajit maj

Për 24 orë u ngritën 97 aktakuza ndaj 114 personave brenda 24 orëve

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve

Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet nga Macroni në Pallatin Elysee

Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet nga Macroni në Pallatin Elysee

Ligjet e vjetra dhe mungesa e databazës pengojnë hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

Ligjet e vjetra dhe mungesa e databazës pengojnë hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë gjatë muajit maj

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë gjatë muajit maj

Për 24 orë u ngritën 97 aktakuza ndaj 114 personave brenda 24 orëve

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve

Sistemi klimatik në rajon i paqëndrueshëm, apelohet për koordinim më të madh mes agjencive hidrometeorologjike

Sistemi klimatik në rajon i paqëndrueshëm, apelohet për koordinim më të madh mes agjencive hidrometeorologjike

Afër tre mijë tonë mbetje largohen nga deponitë ilegale në Kosovë

Afër tre mijë tonë mbetje largohen nga deponitë ilegale në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën