Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit.
Haxhiu, ka thënë se viti i ri shkollor është rifillim i procesit të edukimit, arsimimit, dhe zhvillimit më të madh të aftësive për nxënësit.
“Sot, uroj të gjithë nxënësit dhe në mënyrë të posaçme mësuesit e nderuar, që janë forca që udhëheq brezat e rinj drejt suksesit. Në rrugëtimin e fëmijëve, roli i prindërit në këtë proces mbetet i pa zëvendësueshëm, në mënyrë që fëmijët të kenë një vit pa dyshim të suksesshëm.Le të jetë ky vit i mbushur me arritje, ngritje dhe frymëzim për të gjithë”, ka shkruar ajo në Facebook./teve1.info/