TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vjosa Osmani për BE: Askush nuk duhet të ëndërrojë për rezultate të prekshme

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Vjosa Osmani për BE: Askush nuk duhet të ëndërrojë për rezultate të prekshme

Presidentja Vjosa Osmani në forumin global të sigurisë “GLOBSEC 2024” në Pragë, ka folur rreth ngecjes në procesin dialogut midis Kosovës-Serbisë dhe marrëdhëniet me SHBA-në.

Ajo ka thënë se dialogu ka ngecur pasi shtetet nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë dhe se Serbia nuk po i përmbushë zotimet e saja teksa sa Kosova ka përmbushur detyrimet e veta.

“Nëse shohim listën e zotimeve që Serbia nuk i ka përmbushur është shumë e gjatë, do të na duhej deri nesër ta lexojmë. Kjo është e lehtë ta konfirmoni, mos besoni interpretimin tim, por zgjidhni cilëndo marrëveshje, qoftë marrëveshja për lëvizje të lirë, marrëveshjen për njohjen e diplomave, njohjen e dokumenteve të tjera, kthimin e të dhënave kadastrale, asnjëra nuk janë zbatuar, as ajo që obligon Serbinë që t’i largojë strukturat paralele ilegale nga Kosova, por fillimisht në veri. Por çfarë ka ndodhur është se në vend të heqjes së tyre, Serbia i ka forcuar vazhdimisht në atë masë sa këto struktura ilegale janë kthyer në banda mafie dhe janë kthyer në rrezikun më të madh për serbët që jetojnë në veri të Kosovës”, ka thënë Osmani.

E para e vendit ka theksuar se Kosova po mbahet nën masa ndëshkuese, andaj askush nuk duhet të presë rezultate të prekshme.

“Pavarësisht të gjithë kësaj dhe listës së moszbatimit nga Serbia, gjeni cila palë është nën masa të BE-së. Është pala që është 100 për qind në linjë me BE-në, pala që asnjëherë nuk merr armë nga Rusia, Kina apo Irani, është pala që 95 për qind e popullit të së cilës janë në favor të BE-së, pala që kurrë nuk ka kryer akt agresioni ndaj fqinjëve të saj, që nuk destabilizon fqinjët, që nuk përdor rusët MIG të fluturojë mbi fqinjët e saj, kjo është pala që është nën masa – është Kosova. Prandaj tavolina është përmbys. Kur nuk ke barazi qysh në themel të çfarëdo procesi negociues, askush nuk duhet të ëndërrojë për rezultate të prekshme që edhe mund të zbatohen në terren”, ka thënë Osmani.

Duke folur mbi raportet me SHBA-të, presidentja Osmani ka thënë se dallimet nuk janë te synimet finale.

“Sigurisht se do dëgjoni kohë pas kohe deklarata mospajtimi mes zyrtarëve të SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës sa u përket disa qasjeve, por kurrë për synimet përfundimtare ose vlerat fundamentale që i ndajmë. Nuk ka mospajtime në faktin se Kosova dhe SHBA duan një Kosovë sovrane, të pavarur, të suksesshme, prosperuese, multietnike, të bazuar në Kushtetutë. Por, nganjëherë qasja drejt ruajtjes së Kosovës demokratike, sovrane dhe të fortë dhe se si e arrijmë atë, mund të dallojë. Qasja, taktikat, nuancat, ka ndryshime në to, por nuk ka asnjë ndryshim në atë se çfarë Kosove duam, cilat janë vlerat fundamentale për shtetet tona dhe marrëdhëniet tona. Kur thelbi është i shëndoshë, të tjerat pavarësisht sfidave, mund të tejkalohen”, tha ajo./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident mes tri veturave në Malishevë, katër të lënduar

Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së

Maqedonci: Besimi i qytetarëve ndaj FSK-së është nder, por edhe përgjegjësi

Shtyhet afati për rekrutimin e kadetëve të rinj, data e fundit 24 qershor

FSK ruan besimin e qytetarëve, 87.4% e konsiderojnë institucionin më të besueshëm

Debati për të kaluarën e Dritan Goxhajt përfundon në gjykatë, avokati kërkon verifikim zyrtar

AUV apel operatorëve ekonomikë dhe qytetarëve: Respektoni rregullat për ruajtjen e ushqimit gjatë verës

AUV apel operatorëve ekonomikë dhe qytetarëve: Respektoni rregullat për ruajtjen e ushqimit gjatë verës

Vdes veteranja e arsimit, Zinetie Shaipi-Beqiri

Vdes veteranja e arsimit, Zinetie Shaipi-Beqiri

​Helmohen studentë të Akademisë së Sigurisë në Shqipëri: Policia interviston kuzhinierët

​Helmohen studentë të Akademisë së Sigurisë në Shqipëri: Policia interviston kuzhinierët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën