Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka thënë se është shumë e rëndësishme që gërmimet në Kozhle të Serbisë në kërkim të të zhdukurve të mos jetë një arsye në të cilën Serbia do t’a përdorë për të prolonguar gërmimet në lokacionet tjera në territorin e Serbisë.
Gara në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka deklaruar se ende nuk kanë pranuar të dhëna nga arkivat e institucioneve të Serbisë.
“Lokacioni në Kozhle faktikisht ka qenë një nga zotimet e diskutuara gjatë këtyre dy takimeve të grupit punues që kemi mbajtur gjatë këtij viti, megjithatë siç është theksuar edhe nga kryeministri, është shumë e rëndësishme që ky lokacion të mos jetë një arsye në të cilën Serbia pastaj do t’a përdorë për të prolongu gërmimet në lokacionet tjera në territorin e Serbisë, për këtë lokacion ende nuk kemi pranuar të dhëna nga arkivat e institucioneve të Serbisë për të pasur më shumë detaje ose hollësi për këtë rast”, ka thënë Gara.
Tutje, ai theksoi se kanë insistuar dhe kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që të kenë të dhënat nga arkivat e Serbisë.
“Kemi vazhdu insistimin dhe kërkesën po edhe komunikimin me partnerët ndërkombëtar që të kemi të dhënat nga arkivat e institucioneve të Serbisë, dhe rasti i Kozhlës është një nga zotimet meqë sigurishtë nga zotimet tjera të cilat ne shpresojmë dhe jemi këmbëngulës që të kemi sa më parë datat për në lokacionin në Batajnicë”, ka th në Petrosellon në Petrosello Gara.
Më tej, Gara tha se sfidë vazhdon të jetë mungesa e informacioneve të besueshme, seps sipas tij, Serbia vazhdon me politizimin e këtij procesi.
“Kosova vazhdon të ketë 1 mijë e 159 persona të zhdukur dhe sfidë mbetet mungesa e informacionit të besueshëm për shkak se Serbia vazhdon me politizimin ekëtij procesi dhe në këtë rast i bie konretisht që Serbia vazhdon të mos ndajë të dhënat nga arkivat e tyre“, shtoi ai.