TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fondi i sigurimeve shëndetësore, Vitia: 7% nga të ardhurat do të arkëtohen në fond

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Fondi i sigurimeve shëndetësore, Vitia: 7% nga të ardhurat do të arkëtohen në fond

‘Shtatë përqind do të jenë të ardhurat që do të arkëtohen në fondin e sigurimeve shëndetësore, ku 3.5 për qind do të jetë nga paga e qytetarëve dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi’, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë ku u miratua projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor.

“Kostoja shtesë për qytetarët do të jetë një mbledhje e kontributeve shtesë në emër të solidaritetit që ti shtohet buxhetit për shëndetësi. Të gjitha këto investime që i keni pa kohëve të fundit do të marrin shtysë edhe më shumë me këto fonde. Në këtë drejtim shtatë për qind do të jenë të ardhurat që do të arkëtohen në fondin e sigurimeve shëndetësore, ku 3.5 për qind do të jetë nga paga e qytetarëve dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi”, tha ai.

Vitia, uroj që kjo marrëveshje të procedohet sa më shpejt në Kuvend në mënyrë që të fillohet me investimet.

“Dhe shpresojmë shumë që në Parlamentin e Republikës së Kosovës do të procedohet sa më shpejt kjo marrëveshje dhe sapo do të votohet do të vazhdojmë me investimet”, ka shtuar Vitia

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se përcaktimi i pagës minimale në nivelin 350 euro është parë si një hap i domosdoshëm pas konsultimeve dhe takimeve që kanë zhvilluar me komunitetin e biznesit dhe me punëtorët.

“Nga konsultimet dhe takimet që kemi pasur ndërkohë gjatë këtyre dy viteve është parë që niveli prej 264 eurove sa ka qenë tashmë është vjetruar dhe sidomos gjatë vitit 2022 dhe 2023 që kanë ndodhur shumë zhvillime të ndryshme sepse duhet të merret parasysh përveq kostos së jetesës edhe niveli i punësimit. Konsideroj që në nivel të konsultimeve në baza ditore që kemi edhe me komunitetin e biznesit por edhe me punëtorët, ky hap pra përcaktimi i nivelit 350 euro është një hap i domosdoshëm dhe i nevojshëm në mënyrë që të bëjmë atë kapërcimin që tashmë një dekadë ka qenë i pamundur”, ka theksuar ai.

Po ashtu, Murati, ka treguar se janë duke u munduar vazhdimisht që të gjejnë mënyra sesi mund të rritet edhe niveli i pensioneve.

“Jemi duke punuar në vazhdimësi qoftë edhe në kuadër të reformës pensionale që po e përgatisim pra që të gjejmë mënyra sesi mund të rritet edhe niveli i pensioneve por edhe të krijohet një sistem i qëndruëshëm afatgjatë”, ka thënë Murati./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në LDK? Nimani: Abdixhiku e ka obligim t’ia kthejë borxhin

Osmani në LDK? Nimani: Abdixhiku e ka obligim t’ia kthejë borxhin

Juristi Kabashi vlerëson se Kushtetuesja do ta shpallë të pavlefshëm dekretin e Osmanit

Juristi Kabashi vlerëson se Kushtetuesja do ta shpallë të pavlefshëm dekretin e Osmanit

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Kusari-Lila: Nga nesër çmimi i naftës s’mund të jetë më i lartë se 1.54 euro për litër

Policia sekuestron armë, narkotikë dhe mjete të rrezikshme në Suharekë

“InfoNata” 11.03.2026

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që i kërkon Iranit t’i ndalojë sulmet në Gjirin Persik

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që i kërkon Iranit t’i ndalojë sulmet në Gjirin Persik

Bodo/Glimti i pandalshëm, mposht Sportingun

Bodo/Glimti i pandalshëm, mposht Sportingun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën