Portieri i njohur polak, Wojchiech Szczesny, ka njoftuar për pensionimin nga futbolli aktiv.
34-vjeçari ka dhënë lajmin në një njoftim emocional në Instagram.
Nga Legia e Varshavës ku nisi futbollin, Szczesny kaloi tek Arsenali më 2006 ku u promovua pas tre vjetësh. Ai u paraqit 181 herë për “Topçinjtë” në tetë vjet.
Më pas kaloi te Juventusi dhe vazhdoi shtatë vjet në Itali.