TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sunday Akinbule është “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sunday Akinbule është “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës po vazhdonë të ndajë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e tretë në Superligë i ka takuar futbollistit të FC Prishtina, Ayonfe Sunday Akinbule.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Skender Kapra, Blerim Haxholli dhe Berat Berisha.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tretë t’i takojë Akinbules, i cili realizoi dy gola dhe asistoi për golin e tretë, duke i siguruar fitoren e parë ekipit të tij në Superligë, FC Prishtina, kundër FC Ferizaj (3:1).

Pasi mori këtë çmim, Sunday u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Së pari, kjo më bën të ndihem shumë i lumtur dhe vërtet jam i gëzuar që jam shpallur lojtari më i mirë i javës. Pra, për mua, është një gjë shumë e mirë dhe një fillim shumë i mirë në këtë moment. Po e shijoj Kosovën dhe gjithashtu po e shijoj ligën. Liga ka vitalitet dhe gjithçka këtu është shumë mirë. Po ashtu, ekipi i Prishtinës është shumë i mirë dhe po bëjmë një punë të shkëlqyer me trajnerin, me bordin dhe gjithashtu me mbështetje nga federata.

Momentalisht, gjithçka po shkon mirë për mua. Me cilësinë e trajnerit dhe cilësinë e lojtarëve që kemi në ekip, e shoh Prishtinën si një ekip që do të dalë i pari, kampion i ligës.

Unë besoj në ekipin tim. Besoj në punën e trajnerit dhe gjithashtu e di se do të jetë një sfidë e madhe për ne që të jemi në krye të tabelës. Por ne jemi këtu për t’u përballur me sfidat dhe do ta bëjmë këtë me punë të palodhur. Sigurisht, asgjë nuk është e pamundur. Çdo gjë është e mundur. Ne mund ta bëjmë këtë.

Dua të falënderoj trajnerin dhe bordin për punën e palodhur që kanë bërë për ekipin. Ata na ndihmojnë të tregojmë talentin tonë dhe të bëhemi lojtarë të shkëlqyer. Falënderoj gjithashtu Federatën që po bën të mundur që gjithçka të shkojë mirë në ligë. Shpresojmë që të bëhemi kampionë dhe të festojmë,” tha Akinbule për faqen zyrtare të FFK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

FIFA e mahnitur nga kombëtarja e Kosovës, i kushton një artikull të gjatë me fakte

FIFA e mahnitur nga kombëtarja e Kosovës, i kushton një artikull të gjatë me fakte

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Pejë për ofendim ndaj familjes Haradinaj

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

77 vjet NATO: Begaj thekson rolin kyç të Shqipërisë në aleancë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Arrestohet i mituri në Podujevë pasi theri me thikë bashkëmoshatarin e tij

Zhduket një femër në Pejë

Babai raporton të zhdukur vajzën e tij në Klinë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një person vdes në fushën sportive pasi i përkeqësohet gjendja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën