TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka quajtur qeverinë e cila është në pushtet e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti të “degraduar”.

Haziri ka thënë se kjo qeveri ka degraduar në çdo pore të jetës.

“Sot në institucionet e Republikës valon akoma ‘flamuri lara-lara’, e harruan bashkimin kombëtar, madje i degraduan raportet me Shqipërinë deri në atë shkallë sa të mos ketë as komunikim ndërnjerëzor, përderisa, si asnjëherë më parë, i përçanë shqiptarët e Kosovës Lindore dhe ata të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar ai në Facebook.

Derisa, ai shtoi se Kurti ka bërë mashtrimin e tij më të madh duke thënë se nuk do ta vazhdojë dialogun me Serbinë, për t`u buzëqeshur me Vuçiqin në takime.

“Nuk duhet ta harrojmë assesi edhe mashtrimin e tij më të madh se ‘nuk do ta vazhdojë dialogun me Serbinë’, ndërkohë që buzëqeshi disa herë në takimet me Vuçiqin, prej të cilave u prodhua një autonomi për serbët dhe Kosovën e futi në marrëveshje ligjërisht obligative’, shtoi Haziri.

Postimi i plotë i tij:

Fillon numërimi prapa i kësaj qeverie që pësoi fiasko në çdo aspekt
Erdhën në pushtet me metoda të dhunshme, me linçime të kundërshtarëve politikë, me kauza të rrejshme, me populizëm par excellance dhe e polarizuan skenën politike deri në atë shkallë sa e sollën Kosovën afër vëllavrasjes.
E, çka bënë?!
Degraduan çdo pore të jetës, dështuan në çdo premtim në mënyrë frapante dhe prapë vazhduan me mashtrime.
Sot në institucionet e Republikës valon akoma ‘flamuri lara-lara’, e harruan bashkimin kombëtar, madje i degraduan raportet me Shqipërinë deri në atë shkallë sa të mos ketë as komunikim ndërnjerëzor, përderisa, si asnjëherë më parë, i përçanë shqiptarët e Kosovës Lindore dhe ata të Maqedonisë së Veriut.
Nuk duhet ta harrojmë assesi edhe mashtrimin e tij më të madh se ‘nuk do ta vazhdojë dialogun me Serbinë’, ndërkohë që buzëqeshi disa herë në takimet me Vuçiqin, prej të cilave u prodhua një autonomi për serbët dhe Kosovën e futi në marrëveshje ligjërisht obligative.
Ajo që është më e tmerrshmja, Kosovës dhe komunave ku udhëheqin, i sollën depresion të thellë politik e ekonomik, dhe shkaktuan dëshpërim në emër të shpresës që e mbollën tek qytetarët.
Anamoravën e përjashtuat nga çdo kujdes dhe ia ndaluat projektet ktyesore që me mund të madh ia kishim siguruar.
Deri më 9 shkurt për nivel qendror dhe deri në tetor të vitit 2025 do t’u numërohen ditët prapa, por edhe dështimet një nga një
Sot Dega e LDK-së në Gjilan, pas dekretimit të zgjedhjeve, u takua dhe riaktivizoi mekanizmat partiakë, Kryesitë e forumeve, Nëndegët, komisonet profesionale, komisonerët e vëzhguesit për agjendën e re të punës.
Në fokus nga ne do të jetë qyetari i komunës sonë dhe i Anamoravës.
Rikthimi i madh do të ndodhë dhe LDK mbetet parti e besës dhe e shpresës.
LDK ka nominuar katër nga gjashtë autoritetet politike për zgjedhjet parlamentare. Shumë shpejt do të përmbyllet procesi dhe deputetët e LDK-së do të jenë ushtarët e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së vendit.
ShareTweet

Postime të ngjashme

Artan Grubi dorëzohet në Bllacë pas një periudhe arratie

Artan Grubi dorëzohet në Bllacë pas një periudhe arratie

Serbia pret të gozhdohet nga Evropa: Përgjegjësit për Banjskën në burg

Kosova ka dorëzuar kërkesën për pagesën e parafinancimit

Pas Hamzës, Kurti pritet të takojë Abdixhikun për çështjen e presidentit

Pas Hamzës, Kurti pritet të takojë Abdixhikun për çështjen e presidentit

E diela me vranësira të ulëta e mjegull nëpër lugina

E hëna me diell dhe vranësira

Artan Grubi dorëzohet në Bllacë pas një periudhe arratie

Artan Grubi dorëzohet në Bllacë pas një periudhe arratie

Serbia pret të gozhdohet nga Evropa: Përgjegjësit për Banjskën në burg

Kosova ka dorëzuar kërkesën për pagesën e parafinancimit

Pas Hamzës, Kurti pritet të takojë Abdixhikun për çështjen e presidentit

Pas Hamzës, Kurti pritet të takojë Abdixhikun për çështjen e presidentit

E diela me vranësira të ulëta e mjegull nëpër lugina

E hëna me diell dhe vranësira

Theret me thikë një person në Pejë, në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Vdes në QKUK, 44-vjeçari që u rrëzua nga lartësia në Prizren

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën