TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidenti i Ukrainës konfirmon indirekt inkursionin ushtarak në tokën ruse

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Presidenti i Ukrainës konfirmon indirekt inkursionin ushtarak në tokën ruse

“Po e dërgojmë  luftën në territorin e agresorit”.

Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy me anë të një video lidhjeje, një deklaratë e cila po konsiderohet si pranim nga ana e tij se ushtria ukrainase është duke kryer një ofensivë brenda rajonin perëndimor rus, Kursk.

Zelenskyy përgëzoi brigadat luftarake ukrainase në të gjithë vijën e frontit, duke përfshirë rajonin Sumy, i cili ndodhet ngjitur me Kursk.

Ai tha gjithashtu se gjenerali Oleksandr Syrskyi, komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës, i kishte dërguar atij raporte të shumta në lidhje me situatën e vijës së parë.

“Sot, Komandanti i Përgjithshëm Syrskyi ka raportuar tashmë disa herë për situatën e vijës së frontit dhe për veprimet tona për të shtyrë luftën në territorin e agresorit. Falënderoj çdo njësi të Forcave tona të Mbrojtjes që e mundësuan një gjë të tillë. Ukraina po dëshmon se me të vërtetë di të rivendosë drejtësinë”, tha Zelenskyy.

Kievi e ka nisur një sulm të papritur të martën dhe avancuar shpejt, më shumë se 10 kilometra brenda Rusisë ,duke shënuar ndërhyrjen më të thellë prej kur Moska e ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Në Ukrainë, Kievi dhe disa rajone tjera janë përballur me sulme raketore ruse, si dhe me sulme me dronë, në orët e para të së dielës, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Deri më tani Rusia nuk ka arritur të pengojë avancimin ukrainas.

Më shumë se 76.000 njerëz janë evakuuar nga rajoni Kursk dhe autoritetet kanë nisur të zbatojnë masa kundër terrorizmit në atë zonë, dhe rajone tjera kufitare.

Inkursioni ukrainas në Rusi, i nisur në martën, është kryer me gati 1.000 ushtarë, tanke dhe pajisje të armatosura, ka thënë Rusia.

Prej atëherë, ukrainasit është raportuar të ketë fituar kontrollin e disa fshatrave, dhe janë duke kërcënuar për të fituar edhe qytezën rajonale ruse, Sudzha.

Inkursioni atje këtë javë nga forcat ukrainase i kapi trupat ruse në befasi dhe ekspozoi dobësitë e saj ushtarake në luftën gati dy vjet e gjysmë.

Bastisja që filloi të martën është sulmi më i madh ndërkufitar i luftës dhe ngre shqetësime për përhapjen e luftimeve përtej Ukrainës.

Qëllimet strategjike të operacionit të guximshëm ukrainas janë të paqarta dhe ka pak informacion të besueshëm.

 

Tags: sulmet ne RusiUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën