Kërkojnë pagën e muajit qershor.
Minatorët e Minierës së Trepçës u mblodhën prapë të enjten kësaj radhe me shpresën se do të takonin bordin e ndërmarrjes nga të cilët po presin datën e ekzekutimit të pagës.
Dy muaj pa pagë, minatorët shprehen të zhgënjyer më gjendjen e krijuar.
“Kur kanë pas nevojë për minatorët na thoshin luajt e nëntokës, tash na kanë lanë… njërz ki qitu nëpër kanta të bërllogut pa rroga kanë fëmijë”, ka thënë Fehmi Ahmeti- minator.
Pasi pjesëtarët e bordit nuk erdhën, minatorët u nisën drejt zyrave të ndërmarrjes “Trepça”.
Disa me vetura e disa me kombi busa, morë rrugën drejt kësaj ndërmarrje.
Erdhën edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
E pas disa minutave para tyre doli edhe kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça”, Bashkim Kurti, ndaj të cilit minatorët patën një kërkesë.
“Na kemi punu me qita njerëz me qito kapacitete nuk kemi mundësi më shumë vetëm pagën me kërkuar. Na kërkojmë që edhe ju edhe ti me bashkëngjitë në marsh si një lloj simbolike”, u shpreh Ibrahim Jonuzi, kryetar i Sindikatës së Minatorëve.
Kurti iu bashkua marshit deri tek hyrja e objektit, nga ku edhe iu drejtua minatorëve.
“Situatën momentale është çështje në nivelin me të nalt, me na siguru mjetet, se aktualisht nuk kam mjete në llogari përderisa jam i varur prej dikujt tjetër normalisht nuk mundem me iu dhanë datë”, tha Bashkim Kurti, kryeshef i ndërmarrjes së Trepçës.
E vonesat në pagesa dikujt ja ka vështirësuar edhe jetën.
Por kryeshefi i Trepçës u tha minatorëve të kenë besim të ai.
“Nëse unë jam kryeshefi juaj dhe keni besim tek kryeshefi juaj, jemi duke u marrë intensivisht me këtë çështje shpresojmë ne një zgjedhje të shpejt, sot, nesër të hënën po besoj ish dasht me u kry kjo punë, keni prit që sa priteni edhe pak për paga”, tha ai.
Datë nuk iu dha, por kryeshefi kërkojë nga ta që të presin edhe pak ditë.
“Që sot po e lëmë e fillojnë minatorët punën, qysh kam me qu minatorët pa bukë, në punishte ai kur të me vjen mu në punë kur ti dha, orar me shku në punishte kur të më thotë unë pa bukë nuk mundem me shku ku me qu unë ata çka me bo . Pasha Zotin unë sot mu ka dashtë me ble bukë një punëtori”
Ndërmarrja Trepca ka operuar me humbje si rezultat i ngecjeve në prodhim dhe të hyrave të pamjaftueshme – ka reaguar ndërkaq, qeveria e Kosovës.
Përmes një njoftimi, thuhet se ulja e shpenzimeve dhe rritja e prodhimit është mënyra e vetme për “kompensim të rregullt të punonjësve në mënyrë të qëndrueshme”.
Qeveria s’ka përmendur një datë se kur mund të ekzekutohen pagat e minatorëve të Trepçës.