TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

D+ me akuza ndaj Komunës së Prishtinës, prezanton shkeljet e ligjit në kontratën për arkitektin e kryeqytetit

Demokracy Plus ka dalë sot para medieve me një hulumtim sa i përket një projekti të Komunës së Prishtinës, ku kanë rezultuar se kjo komunë ka shkelur ligjin në kontratën 12 milionëshe për “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, duke caktuar në komision të vlerësimit të ofertave një person i cili nuk ishte pjesë e Komunës së Prishtinës.

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
D+ me akuza ndaj Komunës së Prishtinës, prezanton shkeljet e ligjit në kontratën për arkitektin e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës ka angazhuar në komision të vlerësimit të ofertave një person që nuk është pjesë e këtij institucioni.

Me këtë Komuna ka shkelur ligjin në kontratën 12 milionëshe për “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”.

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Demokraci Plus.

Sipas tyre, anëtari i komisionit për vlerësimin e tenderëve, Kreshnik Ferizi, nuk ishte pjesë e komunës së Prishtinës, duke qenë se kontrata e tij me komunën kishte përfunduar më datë 31 dhjetor të vitit 2022.

“Rregullorja e Prokurimit Publik përcakton se autoritetet kontraktuese kanë të drejtë të angazhojnë ekspertë të jashtëm, në rastet kur kërkohet njohuri dhe ekspertizë e veçantë teknike dhe që ekspertët e tillë nuk janë në dispozicion brenda autoritetit kontraktues. Mirëpo, Kreshnik Ferizi, nuk ishte as i angazhuar as si ekspert i jashtëm në kohën kur mori pjesë në komisionin për vlerësimin e ofertave për këtë tender”, tha hulumtuesi në Demokraci+, Ardit Dragusha.

E përveç pjesëmarrjes, i njëjti person ka rezultuar të jetë bashkëpunëtor i kompanisë në fjalë, e që në këtë rast sipas Dragushës ekziston dyshimi edhe për konflikt të interesit.

“Përveç pjesëmarrjes së paligjshme në komision, ekziston dyshimi i bazuar për konflikt të interesit, duke qenë se grupi i operatorëve ekonomik ‘Shërbimi i Akitetktit të Kryeqytetit’, të cilët u shpallën fitues nga komisioni e ku anëtar ishte Kreshnik Ferizi, ofertuan me dokumentacion ku vetë Kreshnik Ferizi figuronte si bashkëpunëtor i Kompanisë ‘Anarch Sh.P.K’”, tha Dragusha.

Demokracy Plus i bënë thirrje Komunës së Prishtinës për anulimin e kësaj kontratë si dhe prokurorisë të ndërmarrë veprime për hetimin e këtij rasti.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një qëndrim nga komuna, por që gjatë ditës ka qenë e pamundur.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

KEDS: Njehsorët janë të saktë dhe të sinkronizuar

KEDS: Njehsorët janë të saktë dhe të sinkronizuar

Posti i presidentit konsiderohet përcaktues në “pazaret” për formimin e qeverisë

Këshilltarja e Osmanit: Vendimi i Kushtetueses pasqyron qëndrimin e presidentes

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Jashari sqaron pse Gjykata Kushtetuese dha 34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit

Konjufca takon ambasadoren holandeze, theksohet forcimi i bashkëpunimit bilateral

Konjufca takon ambasadoren holandeze, theksohet forcimi i bashkëpunimit bilateral

KEDS: Njehsorët janë të saktë dhe të sinkronizuar

KEDS: Njehsorët janë të saktë dhe të sinkronizuar

Muriqi insiston se Kosova është gati për duelin me Sllovakinë

Muriqi insiston se Kosova është gati për duelin me Sllovakinë

Foda do kualifikimin në Kupën e Botës

Foda do kualifikimin në Kupën e Botës

Posti i presidentit konsiderohet përcaktues në “pazaret” për formimin e qeverisë

Këshilltarja e Osmanit: Vendimi i Kushtetueses pasqyron qëndrimin e presidentes

Irani konfirmon marrjen e planit amerikan, por e quan atë “maksimalist dhe të paarsyeshëm”

Irani konfirmon marrjen e planit amerikan, por e quan atë “maksimalist dhe të paarsyeshëm”

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Jashari sqaron pse Gjykata Kushtetuese dha 34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit

Shqipëria, ndër vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

Shqipëria, ndër vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën