TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rikthehen në qarkullim disa nga trenat e shpejtë në Francë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rikthehen në qarkullim disa nga trenat e shpejtë në Francë

Shtatë nga dhjetë trenat e shpejtë të Francës do të qarkullojnë të shtunën në tri linja kryesore, një pasi sabotuesit paralizuan pjesën më të madhe të rrjetit të trenave, në ditën kur në Paris nisën Lojërat Olimpike.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e koordinuara me zjarrvënie gjatë natës në kutitë e kabllove në kryqëzimet strategjike në veri, jugperëndim dhe lindje të Parisit, ku të premten u mbajt ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike.

Punëtorët e sistemit të hekurudhave penguan përpjekjet për të shkatërruar pajisjet e sigurisë në një linjë tjetër, që kompania hekurudhore SNCF e cilësoi si “sulm masiv”.

“Shtatë nga dhjetë trenat po udhëtojnë me një vonesë prej një apo dy orësh”, tha SNCF-ja përmes një deklarate.

Kjo kompani tha se punëtorët kanë punuar natën në “kushte të vështira, në shi, për të mundësuar përmirësimin e linjave të trenave të shpejtë që u prekën nga akte sabotuese”.

“Në këtë fazë, trafiku do të ketë pengesa të dielën në aksin e Veriut dhe do të ketë përmirësime në aksin e Atlantikut gjatë fundjavës”, tha kompania, duke shtuar se pasagjerët do të njoftohen përmes mesazheve telefonike dhe emaileve për trenat që punojnë.

SNCF-ja vlerëson se të paktën 250.000 pasagjerë u prekën të premten si pasojë e zjarrvënieve.

Sulmet e koordinuara u kryen në orën 04:00 të së premtes./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Rritja e ekonomisë, mundëson rritjen e pensioneve

Melania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein, kërkon seanca dëgjimore për mbijetuarit

Melania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein, kërkon seanca dëgjimore për mbijetuarit

Nis takimi mes Osmanit dhe Krasniqit

Çka nëse presidenti nuk zgjidhet as brenda 6 muajsh?

Përkujtohet mjeku i parë i UÇK-së, në përvjetorin e 28 të zhdukjes

Përkujtohet mjeku i parë i UÇK-së, në përvjetorin e 28 të zhdukjes

“Vetëm kushtëzimi e detyron Serbinë t’i dorëzojë sulmuesit”

“Vetëm kushtëzimi e detyron Serbinë t’i dorëzojë sulmuesit”

“Të mos normalizohen fyerjet”, protestojnë studentët e Pejës në mbrojtje të UÇK-së

“Të mos normalizohen fyerjet”, protestojnë studentët e Pejës në mbrojtje të UÇK-së

Për elitat maqedonase, konflikti i vitit 2001 ende nuk ka përfunduar!

Për elitat maqedonase, konflikti i vitit 2001 ende nuk ka përfunduar!

Bajrami: LDK-ja nuk do t’i dërgojë më ligjet e VV-së në Kushtetuese

Bajrami: LDK-ja nuk do t’i dërgojë më ligjet e VV-së në Kushtetuese

Kuvendi miraton në parim projektligjin për ndërhyrje në çmimet e produkteve bazë, opozita kundër

Kuvendi miraton në parim projektligjin për ndërhyrje në çmimet e produkteve bazë, opozita kundër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën