Një burrë është arrestuar, pasi që i njëjti ka sulmuar vajzën e tij të mitur, duke e goditur me shuplakë në fytyrë.
Rasti ka ndodhur në Drenas.
Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur, duke e goditur me shuplakë në fytyrë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./teve1.info/