TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Harris dhe Trump me sulme verbale ndaj njëri-tjetrit

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Harris dhe Trump me sulme verbale ndaj njëri-tjetrit

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, tha se zgjedhjet presidenciale të nëntorit në këtë vend do të jenë zgjedhje midis një ish-prokuroreje dhe një “krimineli të dënuar”.

Me këtë të fundit, kandidatja e pritur për presidente nga Partia Demokratike iu referua kandidatit të Partisë Republikane, Donald Trump.

Harris i bëri komentet në tubimin e parë të saj zgjedhor në Uiskonsin.

Një ditë më herët u bë e qartë se ajo ka mbështetjen e shumicës së delegatëve demokratë, për t’u nominuar kandidate për presidente.

Presidenti aktual, Joe Biden, i dha asaj mbështetje, pasi vetë u tërhoq nga gara për rizgjedhje më 21 korrik.

Duke folur para mijëra mbështetësve në Uiskonsin, Harris e krahasoi Trumpin me, siç tha, mashtruesit që si ish-prokurore i ka ndjekur penalisht.

Gjatë fjalimit, ajo parashtroi edhe një sërë prioritetesh liberale që tha se do t’i ketë nëse zgjidhet presidente, përfshirë këtu: kontrollin e armëve dhe qasjen në abort.

“A duam të jetojmë në një vend të lirisë, ndjesisë dhe sundimit të ligjit, apo në një vend të kaosit, frikës dhe urrejtjes?”, tha ajo.

Trump reagoi me një postim në rrjetet sociale, ku shkroi se “Kamala Harris gënjen” dhe “shkatërron gjithçka që prek”.

Ai u dënua në muajin maj për ndikim të paligjshëm në zgjedhjet e vitit 2016 dhe përballet me disa gjyqe të tjera./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Moti i keq përfshin jugun e Shqipërisë, reshje të dendura dhe breshër në Sarandë dhe Delvinë

​Moti i keq përfshin jugun e Shqipërisë, reshje të dendura dhe breshër në Sarandë dhe Delvinë

Rusia i jep mbështetje politike Vuçiqit, derisa Beogradi përplaset me BE-në

Rusia i jep mbështetje politike Vuçiqit, derisa Beogradi përplaset me BE-në

Suedia miraton uljen e përgjegjësisë penale në 14 vjeç

Suedia miraton uljen e përgjegjësisë penale në 14 vjeç

Pakistani i kërkon SHBA-së të zbatojë Memorandumin e Mirëkuptimit të Islamabadit

Pakistani i kërkon SHBA-së të zbatojë Memorandumin e Mirëkuptimit të Islamabadit

​Moti i keq përfshin jugun e Shqipërisë, reshje të dendura dhe breshër në Sarandë dhe Delvinë

​Moti i keq përfshin jugun e Shqipërisë, reshje të dendura dhe breshër në Sarandë dhe Delvinë

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Guri: LVV-ja s’ishte e interesuar për partneritet me LDK-në, tani s’ka më arsye të mos konstituohet Kuvendi

Guri: LVV-ja s’ishte e interesuar për partneritet me LDK-në, tani s’ka më arsye të mos konstituohet Kuvendi

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë

Ferran Torres pritet të udhëtojë në Paris për transferimin te PSG-ja

Ferran Torres pritet të udhëtojë në Paris për transferimin te PSG-ja

Ditari: 14.08.2026

Ditari: 14.08.2026

KRU “Prishtina” shkyç konsumatorët me borxhe deri në 3 mijë euro

KRU “Prishtina” shkyç konsumatorët me borxhe deri në 3 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën