TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Donjeta Sadiku synon medalje në Paris

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Donjeta Sadiku synon medalje në Paris

Donjeta Sadiku është e vetmja përfaqësuese e boksit të Kosovës në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Për Sadikun, kjo është hera e dytë që paraqitet në ngjarjen më të madhe të sportit, ndërsa synimet i ka të mëdha. Në Olimpiadën e vitit 2020, Sadiku nuk pati ndonjë sukses por në Paris shkon më e përgatitur dhe me përvojë më të madhe.

Donjeta është në mesin e gjashtë sportistëve të kualifikuar me normë, ndërsa ka thënë se në Paris nuk do të kënaqet vetëm me pjesëmarrje pasi qëllimi i vetëm i saj është medalja olimpike.

“Kam punuar shumë për ta arritur normën olimpike. Unë prej fillimit, prej ciklit olimpik kur kam filluar stërvitjet kam thënë që në këtë cikël olimpik synimi im nuk është vetëm kualifikimi kështu që po shpresoj që të më prijë fati dhe të më realizohet ëndrra ime që e kam pasur gjatë gjithë karrierës sime. Normalisht që është medalja olimpike, medalja olimpike është fjalë e madhe mirëpo po shpresoj shumë që të kem fat dhe të arrij ta bëjë ëndrrën time realitet”, ka thënë Sadiku.

Po ashtu, edhe trajnerja e Sadikut, Mariola Sallauka ka besim të madh në boksieren e saj dhe shpreson që të kthehen me medalje nga Parisi.

Shorti për Donjeta Sadikun do të tërhiqet më 25 korrik, ndërsa meçin e parë do ta ketë tri ditë më vonë.

Krahas Donjeta Sadikut, me normë në këtë ngjarje janë kualifikuar edhe xhudistët Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Loriana Kuka e Akil Gjakova. Nora Gjakova që në Olimpiadën e shkuar fitoi medaljen e artë, do të jetë garuesja e vetme e ekipit aktual që do ta përfaqësoj Kosovën në tri edicione të Lojërave Olimpike. Gjakova mori pjesë edhe në “Rio 2016”, ndërsa të artën e fitoi në “Tokio 2020” dhe do të garoj në kategorinë deri 57 kilogramë.

Me ftesë në Lojërat Olimpike do të marrin pjesë edhe atletja Gresa Bakraqi, si dhe notarët Hana Beiqi e Adell Shaboviq. Notarja Beiqi do të thyejë një rekord të Kosovës në Olimpiadën e Parisit. Me 15 vjet, 10 muaj e 6 ditë, Beiqi do të bëhet garuesja më e re që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike. Beiqi do të paraqitet në disiplinën 50 metra stil i lirë, ndërsa do të garoj më 3 gusht.

Lojërat Olimpike “Parisi 2024” nisin të premten dhe përfundojnë më datën 11 gushtë. Xhudistët Nora dhe Akil Gjakova do të bartin flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyrtare: De Rossi prezantohet i trajner i ri i Genoas

Zyrtare: De Rossi prezantohet i trajner i ri i Genoas

Ardon Jashari kthehet muajin tjetër në fushë

Ardon Jashari mund të aktivizohet ndaj Parmas

Real Madridi arrin marrëveshje me mbrojtësin e Bayernit, transferimi me kosto zero

Real Madridi arrin marrëveshje me mbrojtësin e Bayernit, transferimi me kosto zero

Juventusi nuk heq dorë nga Ardian Ismajli

Juventusi nuk heq dorë nga Ardian Ismajli

KQZ: Vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora, drejt fundit

KQZ drejt përfundimit të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 9 nëntor

Bajrami: Plani evropian shkon përtej Asociacionit, Kurti e pranoi

Reagon Bajrami: Murati mbajti 46 ditë buxhetin e Prishtinës në sirtar

Universiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

Universiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

Zyrtare: De Rossi prezantohet i trajner i ri i Genoas

Zyrtare: De Rossi prezantohet i trajner i ri i Genoas

Ardon Jashari kthehet muajin tjetër në fushë

Ardon Jashari mund të aktivizohet ndaj Parmas

Real Madridi arrin marrëveshje me mbrojtësin e Bayernit, transferimi me kosto zero

Real Madridi arrin marrëveshje me mbrojtësin e Bayernit, transferimi me kosto zero

Juventusi nuk heq dorë nga Ardian Ismajli

Juventusi nuk heq dorë nga Ardian Ismajli

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën