TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia e Tiranës: Ne nuk përdorim kavo metalike, u janë kapur katër të rinjve me maska që po shkonin për t’i goditur protestuesit

by Tëvë1
35 minuta ago
0
A A
Policia e Tiranës: Ne nuk përdorim kavo metalike, u janë kapur katër të rinjve me maska që po shkonin për t’i goditur protestuesit

Policia e Shtetit, saktësisht Drejtoria e Policisë në Tiranë ka dalë me një njoftim pas publikimit të disa videove ku pretendohet se disa civilë kanë shoqëruar me forcë një shtetase si dhe pretendimet tjera se janë përdorur kavo metalike ndaj protestuesve.

Po ashtu pas disa lajmeve që janë publikuar, Policia e Tiranës thekson se asnjë punonjës policie nuk ka dhënë dorëheqje.

Reagimi i plotë i Drejtorisë së Policisë në Tiranë:

Në lidhje me disa video të publikuara në rrjetet sociale, ku pretendohet se disa civilë kanë shoqëruar me forcë një shtetase, Policia e Tiranës sqaron se personi i shoqëruar është mashkull dhe jo femër.

Shoqërimi është kryer nga punonjës të Policisë Kriminale, në kuadër të veprimeve të ndërmarra për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në veprimet e kundërligjshme gjatë protestës, pasi dyshohet se ky shtetas drejtonte tubuesit dhe gjuante me zare metalikë punonjësit e Policisë dhe institucionet.

Gjithashtu, në lidhje me pretendimet e publikuara në rrjetet sociale se punonjësit e Policisë kanë përdorur kavo metalike, Policia e Tiranës bën me dije se kavot e publikuara në media u janë kapur paraditen e datës 15.10.2026 katër të rinjve të maskuar, të cilët po shkonin në protestë për të goditur protestuesit. Policia e Tiranës nuk përdor të tilla mjete, pasi llojet e mjeteve që përdor janë të standardizuara me ligj dhe procedura standarde.

Ndërkohë, sqarojmë se një grup protestuesish të maskuar, në orët e mbrëmjes së datës 15.10.2026, kanë shkuar në Qendrën Studentore dhe kanë thyer xhamat dhe dyert e godinave të Qendrës Studentore në Qytet Studenti. Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht, sqarojmë opinionin publik se asnjë punonjës policie nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka asnjë urdhër për ushtrimin e dhunës ndaj personave të shoqëruar.

Policia e Tiranës shpreh keqardhjen për përhapjen e këtyre lajmeve dashakeqe, me qëllim krijimin e një klime konfliktuale mes Policisë dhe protestuesve. Policia e Tiranës respekton dhe garanton të drejtën për të protestuar paqësisht dhe u bën apel pjesëmarrësve në tubime të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të maskuar, të cilët po sulmojnë punonjësit e Policisë, institucionet shtetërore dhe pronën publike e private.

Gjatë tubimit të datës 15.10.2026, si pasojë e dhunës, janë dëmtuar 22 punonjës policie. Gjithashtu, janë dëmtuar institucione, objekte private dhe bankare, si dhe është dëmtuar sinjalistika rrugore.

Tags: PoliciaShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

U shoqëruan ditën e parë të protestës, sot seanca në Gjykatën e Tiranës për 22 protestuesit

U shoqëruan ditën e parë të protestës, sot seanca në Gjykatën e Tiranës për 22 protestuesit

Protestat në Shqipëri, përfaqësuesi i OSBE-së: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Protestat në Shqipëri, përfaqësuesi i OSBE-së: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Rama reagon pas ditës së tretë të protestave: Kjo nuk është lëvizje studentore

Rama reagon pas ditës së tretë të protestave: Kjo nuk është lëvizje studentore

Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestrohet automjeti i ekspertit të Policisë së Shtetit

Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestrohet automjeti i ekspertit të Policisë së Shtetit

​Shkyçen borxhlinjtë nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë

​Shkyçen borxhlinjtë nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë

Elon Musk prezanton Teslën që fluturon, vetura bën salto në ajër dhe hidhet mbi automjete të tjera

Elon Musk prezanton Teslën që fluturon, vetura bën salto në ajër dhe hidhet mbi automjete të tjera

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa rrugë dhe në Vranidoll

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa rrugë dhe në Vranidoll

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Zhegrova projektohet titullar kundër Lazios

U shoqëruan ditën e parë të protestës, sot seanca në Gjykatën e Tiranës për 22 protestuesit

U shoqëruan ditën e parë të protestës, sot seanca në Gjykatën e Tiranës për 22 protestuesit

Policia: Dy kërcënimet për bombë në Stacionin e Autobusëve u bënë nga i njëjti numër telefonik në Serbi

Dy raste të vdekjes në rajonin e Prizrenit, një person gjendet pa shenja jete në rrugë

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari për grabitjen në Gjakovë, policia i gjen para në shtëpi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën