TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këshilli i BE-së merr vendim për t’ua hequr vizat serbëve të Kosovës

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Hungaria merr kryesimin e BE-së

Selia e Bashkimit Evropian në Bruksel

Këshilli i Bashkimit Evropian mori vendim për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Vendimi u mor në nivel të ministrave të Jashtëm në mbledhjen e fundit të këtij semestri.

Me të përfundojnë të gjitha proceset legjislative.

Pasi të hyjë në fuqi – gjë që pritet të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së – vendimi do të fillojë të zbatohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

“Sot, Këshilli i BE-së miratoi një rregullore që siguron se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke anuluar përjashtimin që aplikohej më herët për mbajtësit e pasaportave serbe, të lëshuara nga Drejtoria e Koordinimit të Serbisë”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Procedurat për anulimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta serbe nisën në vazhdën e liberalizimit të vizave për Kosovën, nga 1 janari i këtij viti.

Me heqjen e vizave për qytetarët me pasaporta të Kosovës, qytetarët që posedonin vetëm dokumente të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë në Kosovë, mbetën të vetmit në rajon që u duheshin vizë për të udhëtuar në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.

Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave për ta në nëntor të vitit të kaluar, shkruan REL. Parlamenti Evropian votoi për këtë çështje në prill të këtij viti, gjë që nxiti reagimin e Qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha në nëntor të vitit 2023 se “njohja e këtyre dokumenteve e minon integrimin e komunitetit serb” dhe “i dëmton përpjekjet tona të kahershme [për integrimin e serbëve]”.

Tags: liberalizimiSerbet ne KOsovevizat
ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV feston në shesh, Kurti: Ka fituar populli dhe Republika

LVV feston në shesh, Kurti: Ka fituar populli dhe Republika

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Bllokada institucionale i kushton Kosovës mbi 1 miliard euro: OEK dhe juristët paralajmërojnë pasoja të rënda

Ja sa ulëse fitojnë partitë në Kuvend pas rezultateve

KQZ del me rezultatet preliminare – LVV fiton 49.79% të votave

🔴LIVE REZULTATET – Kosova votoi për zgjedhjet parlamentare

🔴LIVE REZULTATET – Kosova votoi për zgjedhjet parlamentare

Sadiku: Shteti nuk zhvillohet me ndihma, në arsim e shëndetësi ka pasur dështime të mëdha

Kandidati i LDK-së “vajton” me këngën e Medës: Ma mirë për mu mos t’kish ardh e hëna

Abdixhiku: Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kishim pritur, do të thërras Kuvendin për reflektim dhe unitet

Abdixhiku: Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kishim pritur, do të thërras Kuvendin për reflektim dhe unitet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën