TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita lëshon sallën pasi s’kaloi mocioni për diskutimin e arratisjeve të fundit nga burgjet e shtetit

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Opozita lëshon sallën pasi s’kaloi mocioni për diskutimin e arratisjeve të fundit nga burgjet e shtetit

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra propozoi një mocion që si pikë e parë e rendit të ditës të diskutohet për tri arratisjet e fundit nga burgjet e shtetit. Përfaqësues të grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së, mbështetën kërkesën e deputetes Deliu-Kodra.

Mirëpo, ky mocion nuk mori mbështetjen e deputetëve të Vetëvendosje. Për këtë çështje të ngritur nga PDK-ja, ka abstenuar kryetari I Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Deputetja Deliu tha se dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë dhe prandaj tha se kërkojnë që kjo çështje të diskutohet si pikë e parë e rendit. Pro këtij mocioni ishin 26 vota, kundër 53 dhe abstenime dy.

Pasi nuk kaloi ky mocion, deputetët e partive opozitare lëshuan sallën e Kuvendit.

“Nuk mund të jemi indiferent që brenda tre muajve janë arratisur tre persona të cilët kanë qenë të dënuar për vrasje. I dënuari I fundit, i cili është arratisur është Marko Roshiq, i cili ishte një ndër katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq. Ndërkohë që javën e kaluar Faton Hajrizi I dënuar me 27 vjet burg për vrasjen e një ushtari rus, u arratis nga Dhoma e burgut përmes dritares. Gjatë muajit maj u arratis edhe Enver Sekiraqa I dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për nxitjen e vrasjes së ish-policit Triumf Riza. Deri më tani asnjë përgjegjësi ligjore e morale nga personat zyrtarë që udhëheqin institucionet kompetente të sigurisë. Ky dështim në të njëjtën kohë paraqet edhe degradimin e plotë të këtyre institucioneve, për gjendjen Kuvendi I Kosovës nuk mund të qëndrojë indiferent. Prandaj, propozoj që si pikë e parë e rendit të ditës të trajtohet çështja për arratisjen e tre personave të cilët janë të dënuar për vrasje”, theksoi Deliu – Kodra./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

Mbrojtja e të dënuarit për vrasjen në Dumnicë kërkon nga Apeli aktgjykim lirues, pala e dëmtuar burgim të përjetshëm

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

Dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë i akuzuari për përdhosje të flamurit të Turqisë dhe armëmbajtje pa leje

Kurti kërkon mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Kurti kërkon mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

Revolucion i UEFA-s, ndryshon formati i Nations League dhe kualifikueset e Evropianit

Revolucion i UEFA-s, ndryshon formati i Nations League dhe kualifikueset e Evropianit

Irani paralajmëron Evropën: Bashkimi me SHBA dhe Izraelin do të konsiderohet një akt lufte

Irani thotë se ka marrë “pikëpamjet” e SHBA-së përmes Pakistanit dhe po i shqyrton ato

Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

10 vende thërrasin diplomatët izraelitë pas videos së ministrit që abuzoi me aktivistët e flotës së Gazës

10 vende thërrasin diplomatët izraelitë pas videos së ministrit që abuzoi me aktivistët e flotës së Gazës

Ferizaj – Dukagjini, finalja e Kupës së Kosovës

Ferizaj – Dukagjini, finalja e Kupës së Kosovës

Mali i Zi shënon 20 vjet nga rikthimi i pavarësisë shtetërore

Çfarë të hani pas të 40-ave për të jetuar më gjatë?

Çfarë të hani pas të 40-ave për të jetuar më gjatë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën