TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ballkani kërkon fitoren në Andorrë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ballkani kërkon fitoren në Andorrë

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani po synon që në tentimin e tretë ta kaloj me sukses raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në dy sezonet paraprake, Ballkani është eliminuar në këtë raund për t’i vazhduar garat në Ligën e Konferencës, në të cilën ka luajtur dy herë në fazën e grupeve.

Këtë sezon, Ballkani mund të avancoj në raundin e dytë kualifikues të Championsit pasi në të parin do të përballet me kampionin e Andorrës, Santa Coloman.

Ballkani vlerësohet favorit ndaj Santa Colomas dhe këtë pritet ta dëshmoj qysh në ndeshjen e parë. Për dallim prej Ballkanit, Santa Coloma nuk e ka fituar asnjë ndeshje në 16 sosh sa i ka luajtur në Kupat e Evropiane, duke i humbur të gjitha.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave luhet sot prej orës 20:00 në Andorrë, ndërsa ai i kthimit pas një jave në Kosovë.

Me kalimin eventual të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, Ballkani siguron play-offin e Ligës së Konferencës, nëse gjatë këtij rrugëtimi evropian eliminohet në Champions apo Ligën e Evropës.

Para Santa Colomas, Ballkani në këtë raund kualifikues të Ligës së Kampionëve është përballur me Ludogoretsin e Bullgarisë dhe Zhalgirisin e Lituanisë, kundërshtarë që e kanë eliminuar ekipin nga Suhareka.

Skuadra e trajnerit Ilir Daja ka pësuar ndryshime të mëdha në përbërje pas largimit të lojtarëve kryesor si Edvin Kuç, Armend Thaqi, Nazmi Gripshi e Lumbardh Dellova por është gati për ta prezantuar veten në sezonin 2024/25 me ardhjet e reja që ishin të shumta.

Krahas Ballkanit, në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, saktësisht në raundin e parë do të paraqiten edhe tre kampionë të tjerë shqiptarë, Deçiqi i Tuzit, Struga dhe Egnatia e Rrogozhinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Optimizëm në stërvitjen e tretë të “Dardanëve”

Optimizëm në stërvitjen e tretë të “Dardanëve”

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Beshiktashin e rivalizojnë dy klubet tjera turke për Zhegrovën

Futboll, Kosova U17 dhe U19 pësojnë humbje

Futboll, Kosova U17 dhe U19 pësojnë humbje

KB Peja forcohet me qendrën Hemphill

KB Peja forcohet me qendrën Hemphill

Gërxhaliu: Ekonomia duhet të depolitizohet, sektori privat dhe prodhimi të marrin më shumë mbështetje

Gërxhaliu: Ekonomia duhet të depolitizohet, sektori privat dhe prodhimi të marrin më shumë mbështetje

Kurti: Krimet e luftës në Kosovë duhet të dokumentohen me saktësi dhe dinjitet institucional

Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Aksion policor në Mitrovicën e Veriut, mbyllen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm

Aksion policor në Mitrovicën e Veriut, mbyllen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm

“Info Nata”- 11.11.2026

“Info Nata”- 11.11.2026

Vdes veprimtarja e UÇK-së, Hanëmshahe Ilazi, kontribuoi në logjistikën e luftës çlirimtare

Vdes veprimtarja e UÇK-së, Hanëmshahe Ilazi, kontribuoi në logjistikën e luftës çlirimtare

“Opozita nuk është kërkah”, Drenori: Vetëm një listë studentore mund ta rrëzojë Kurtin

“Opozita nuk është kërkah”, Drenori: Vetëm një listë studentore mund ta rrëzojë Kurtin

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën