Myftiu i Kosovës, Naim Ternava i ka quajtur shpifje deklaratat e ish-zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Milazim Gashi, se disa xhami në Kosovë financohen nga Serbia.
Tërnava në një reagim ndaj kësaj deklarate ka paralajmëruar padi ndaj Gashit për këtë deklaratë.
Myftiu, në një deklarim për media ka thënë se nuk ka ndodhë dhe nuk do të ndodhë asnjëherë që Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) të marrë ndonjë lekë nga Serbia.
Myftiu Tërnava, i ka ftuar xhematin e të dy xhamive që lëndën ta dërgojnë në prokurori dhe të ndjekët penalisht ai njeri.
Derisa, edhe BIK-u thotë që ai njeri duhet të jap përgjegjësi pranë organeve për shpifje që u janë drejtuar BIK-ut.
“Ne menduam se sistemi komunist-atoist iku shkoj, mirëpo fatkeqësisht kanë mbetur disa neukomunist të cilët e kanë gjithherë primare fyerjen dhe shpifjen në raport me fenë, në raport edhe me shqiptarin tonë. E them me plotë përgjithësi se nuk ka ndodhë, nuk ndodhë dhe nuk do të ndodhë kurrë asnjëherë që Bashkësia Islame e Kosovës të marr ndonjë lekë nga Serbia. Unë i ftoj edhe xhematë e dy xhamive që të përgatisin në bashkëpunim me avokatët që vin nga këto dy xhami, lëndën ta dërgojnë në prokurori dhe të ndjekej penalisht ky njëri, këtë gjë do ta bënë edhe vet Bashkësia Islame e Kosovës, që ai të jap përgjegjësi pranë organeve tona për shpifje, për rrena të kulluara që i drejtohen BIK-ut”, ka deklaruar Myftiu Tërnava.
Ndryshe, Myftiu tha se duhet ta dinë të gjithë së BIK-u ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit, ku tha se qëllimi final i Serbisë ishte të shkatërrohej çdo gjë të fesë Islame.
Gjithashtu, ai tha se 37 imamë kanë rënë shehid për të mos vdekur kurrë me gjakun e tyre, kanë ujitur tokën e Kosovës, që tashmë është e lirë.
“Duhen ta dinë që të gjithë se Bashkësia Islame është e shëndoshë s`ka virus brenda saj, qëndron pro si gjithherë pranë qytetarëve si një Bashkësi Islame që është e organizuar jashtëzakonisht mirë, është e pathyeshme me kontributin që ka dhënë, e jashtëzakonisht për kontributin që ia ka dhënë për çlirimin e vendit tonë ku dihet se qëllimi final i Serbisë ishte se të shkatërroj çdo gjë të fesë Islame, dhe sigurisht që kanë rënë shehid për të mos vdekur kur edhe 37 imam me gjakun e tyre kanë ujitur këtë tokë që të jemi të lirë që të vazhdojmë për një mirëqenie sa më të mirë të popullit tonë e të mos kemi kësi lloj mbeturinash që me deklaratat e tyre mundohen që të hedhin baltë mbi pastërti shpirtërore e morale kombëtare që ka pasur dhe ka dhe do të ketë në vazhdimësi kombi ynë në veçanti edhe Bashkësia Islame e Kosovës”, shtoi Myftiu Tërnava./teve1.info/