Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari është nderuar nga nga Garda Kombëtare e Iowas
Jashari është nderuar nga Agjutanti i Përgjithshëm Stephen E. Osborn, me medaljen e arritjeve të larta të Gardës Kombëtare të Iowas dhe me urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë.
“Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, dekoroi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së./teve1.info/







