Një 12-vjeçar është sulmuar nga disa qenë të premten në Podujevë i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se ka shkuar në vendin ku dyshoheshin se ishin qentë, ku atje ka hasur në rezistencë nga dy gra kosovare dhe njëra nga to ka sulmuar një police.
“Gjatë trajtimit të rastit njësia policore ka shkuar te shtëpia ku dyshohet se ishin qenët. Aty zyrtarët policorë kanë hasur në rezistencë nga dy të dyshuara femra kosovare ku njëra prej tyre e ka sulmuar zyrtaren policore. Të dyshuarat gjatë intervistimit kanë mohuar pronësinë ndaj qenve duke deklaruar se janë qenë endacak. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe të dyshuarat janë liruar”, thuhet në raportin 24-orës.




