TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vdekja e Ismail Kadaresë, Shqipëria sot e nesër në zi

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Vdes Ismail Kadare

Shqipëria është në zi kombëtare sot dhe nesër, në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë ditën e djeshme.

Datat 2 dhe 3 korrik janë shpallur ditë zie kombëtare, ku flamujt në institucionet shtetërore dhe publike do të ulen në gjysmështizë.

Të mërkurën do të mbahen homazhe publike dhe ceremoni shtetërore tek Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00.

Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare do të përcillet nesër në banesën e fundit me ceremoni shtetërore. Në orën 13.00 të së mërkurës çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të kolosit të letrave shqipe.

Kadare ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Ai lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996, Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princ i Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015. Viteve të fundit, ai e ndante kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë

Tags: Dite zieIsmail KadareShqiperia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Stamboll, 30 të plagosur dy në gjendje të rëndë

Aksident në Stamboll, 30 të plagosur dy në gjendje të rëndë

Franca dhe Spanja po përballen me zjarre të mëdha mbi 220 mijë perona janë evakuuar

Franca dhe Spanja po përballen me zjarre të mëdha mbi 220 mijë perona janë evakuuar

E konfirmon NATO: Rrëzuam dronin e paidentifikuar në Rumani

E konfirmon NATO: Rrëzuam dronin e paidentifikuar në Rumani

​Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme

​Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme

Aksident në Stamboll, 30 të plagosur dy në gjendje të rëndë

Aksident në Stamboll, 30 të plagosur dy në gjendje të rëndë

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Bajrami: Kosova duhet ta ketë mundësinë të ecë e pavarur nga Serbia drejt BE-së

Dallavere më patentë shoferë, detaje nga aksioni ku u arrestuan 6 persona

Dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe vajzën, burri arratiset

Kosova dhe Shqipëria përballen sot në gjysmëfinale të FIBA U18 EuroBasket

Kosova dhe Shqipëria përballen sot në gjysmëfinale të FIBA U18 EuroBasket

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Pengoi policët në kryerje të detyrës, arrestohet një person në Vushtrri

Të “pakapshmit” e shtetit

​Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i

Ish- diplomati: SHBA ka qenë tepër e fyer nga veprimet e Kurtit

“Aleanca e vogël dhe e parëndësishme”, Arifi i reagon Bajramit të LVV-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën