TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrustemi: Për mirëbesim në dialog duhen plotësuar kërkesat e Kurtit

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rrustemi: Për mirëbesim në dialog duhen plotësuar kërkesat e Kurtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se kryeministri Albin Kurti do të jetë konsistent në kërkesat e tij dhe është e domosdoshme që përgjegjësit e sulmit në Banjska në krye me Milan Radoiçiq të dorëzohen, në mënyrë që të krijohet mirëbesimi në procesin e dialogut në Bruksel.

Krahas kësaj, ai përmend edhe nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, si dhe tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Brnabiq dërguar institucioneve të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Rrustemi në një intervistë për KosovaPress thotë se mund të ketë takim të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.

“Ne nuk mund të sillemi si Kosovë, por as bashkësia ndërkombëtarë sikur nuk ka ndodh asgjë më 24 shtator 2023. Nuk mund të vazhdohet dialogu duke abstraktuar aktin e agresionit dhe sulmin terrorist, për të cilin ne jemi të bindur se prapa qëndron Serbia dhe aparatura shtetërore e Serbisë. Prandaj, qëndrimi i Kurtit, që unë nuk do t’i quaja kushte, por principe që garantojnë sukses në dialog që garantojnë ose manifestojnë vullnet për dialog të mirëfilltë. E para, nënshkrimi i marrëveshjes bazë si ri-konfirmim që palët janë dakorduar dhe ka marrëveshje. E dyta, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Brnabiq dhe e treta, ekstradimi i Radoiçiq….Këto do të ishin gjeste dhe sinjale të mirëbesimit që palët janë të interesuara vërtet për normalizim të raporteve”, thekson ai.

Sipas tij në këtë takim teknik mund të diskutohet për sekuencimin e marrëveshjes së Brukselit.

“Në rrafshin e kryenegociatorëve në kuptimin teknik të fjalës për të diskutuar dhe harmonizuar ose përpjekur për të gjetur ndonjë dakordim për planin e sekuencimin mund të vazhdojnë takimet. Unë nuk e di a mund të ketë takim trelateral, por nuk mund të përjashtoj mundësinë që të ketë. Sido që të jetë neve na duhet një plan sekuencimi i qartë që garanton palët që përmbushet marrëveshja e Brukselit në tërësi dhe mirëbesim”, deklaron Rrustemi.

Krahas kësaj, Rrustemi i cili është edhe kryetar i Komisionit parlamentar për legjislacion, thekson se qeveria nuk do të bëjë asnjë lëvizje për themelimin e asociacionit si të ndarë nga marrëveshja bazë.

“Kosova s’do të lëvizë në asnjë mënyrë drejt themelimit të asociacionit në qasjen si po paraqitet duke shkëputur pikën shtatë nga marrëveshja bazë e Brukselit. Kosova s’do të bëjë asnjë hap të një asociacioni që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe përbën nivel të tretë të pushtetit, por në anën tjetër as në kuptimin e procesit të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, Kosova nuk do të bëjë asnjë hap duke trajtuar pikën shtatë si pikë të veçantë që përdoret si parakusht për zbatimin e marrëveshjes… S’ka asociacion pa njohje reciproke de-facto dhe nuk do të ketë kurrë asociacion që është në kundërshtim me Kushtetutën”, tha ai.

Duke folur për masat ndëshkuese të BE-së, Rrustemi thotë se të njëjtat janë të pakuptimta dhe duhet të hiqen urgjentisht.

“Masat janë bërë të pakuptimta tashmë. Mendoj se çfarë ka ndodh në veri për të cilat janë vendosur masat kanë konfirmuar se Kosova jo vetëm që ka pasur drejt, por ka bërë edhe mirë pasi në fund të fundit ka rezultuar me qetësi dhe rritje të sigurisë dhe zbatim të ligjit. Raporti i Borrell me rekomandimin për të hequr masat reflekton se Kosova ka qenë në anën e drejtë dhe uroj që të hiqen. Megjithatë, ato janë vendosur në një rrugë joformale brenda BE-së, ndërkohë po kërkohet heqja në rrugë formale me vendim të BE-së”, përfundon ai./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

DASh: Kosova me hapa jokonsistentë në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

DASh: Osmani, partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor – ShBA pret bashkëpunim me qeverinë e re të Kosovës

Spahiu: Gjykata Speciale nuk ndikohet nga protestat, përgjegjësinë e mbajnë ata që e votuan

Spahiu: Gjykata Speciale nuk ndikohet nga protestat, përgjegjësinë e mbajnë ata që e votuan

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Rama sot viziton Kosovën

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë” – Protesta e PD-së në Tiranë, reagon Rama

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Emisioni “Info Nata” 20.02.2026

Emisioni “Info Nata” 20.02.2026

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën