TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Eksport-importi për maj, Kosova shënon deficit tregtar 2.9%

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Eksport-importi për maj, Kosova shënon deficit tregtar 2.9%

Kosova ka shënuar deficit tregtar 2.9 për qind në muajin maj 2024, në krahasim me të njëjtën periudhë 2023, në vlerë 430.6 milionë euro, krahasuar me deficitin 443.4 milionë në vitin 2023, teksa eksporti mbulon importin me 16.6 për qind.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se eksporti i mallrave në maj 2024 kap vlerën 85.7 milionë euro, ndërsa importi 516.3 milionë që është një rritje 14.6% për eksport, si dhe një rënie 0.3% për import në krahasim me periudhën e njëjtë 2023.

Qarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme

Grupi kryesor i eksporteve përbëhet nga metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 24.3%, plastika, goma dhe artikujt prej tyre 13.5%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani 11%, artikuj të ndryshëm të prodhuar 10.5% dhe produktet minerale me 8.9%.

Eksportet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

Produktet minerale me 13.5% përbëjnë grupin kryesor të importit, pasuar nga makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 12.1%, mjetet e transportit me 12%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani 11.7% dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 10.2%.

Importet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

Eksportet dhe importet sipas vendeve në vlerë dhe % (në mijë euro)

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28.3 milionë euro, ose rreth 33.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29.5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin Gjermania (11%), Italia (4.6%), Holanda (2.3%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 234.6 milionë euro, ose 45.4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 9%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga Gjermania (14%), Italia (5.8%), Greqia (6%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 39.7 milionë euro ose 46,4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 19.8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin Shqipëria (18.1%), Maqedonia e Veriut (16.1%), Mali i Zi (5.5%), Serbia (5.1%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 67.3 milionë euro ose 13% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 30.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Shqipëria (5.9%), Maqedonia e Veriut (4.2%), Serbia (1.5%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën 17.7 milionë euro ose 20.6%. Partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin Zvicra (9.3%) dhe SHBA (3.3%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën 214.4 milionë euro ose 41,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import janë Turqia (14.1%) dhe Kina (10%)./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon për protestën e mbrëmjes në Prishtinë

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30-ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

“Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi”, Gruda reagon nga protesta

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën