Një femër dhe një mashkull kanë raportuar në polici se në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë dy stalla, disa automjete, disa pajisje të automjeteve dhe një shtëpizë e vogël.
Rasti ka ndodhur të martën në Leposaviq dhe është duke u hetuar.
“Dy ankues, një femër dhe një mashkull kosovar kanë informuar se në rrethana të panjohura në zjarr janë përfshirë dy stalla, disa automjete, disa pajisje të automjeteve dhe një shtëpizë e vogël. Lidhur me rastin zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.