TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qindra qytetarëve u hiqet pronësia e tokës, kërkojnë rikthimin e tyre

Ka mbi 30 vjet që banorët e lagjes ‘’Bregu i Diellit’’ në Prishtinë po kërkojnë pronat e tyre të cilat u shpronësuan me ligj të ish-Jugosllavisë, për t’i takuar komunës së Prishtinës. Ata janë ankuar edhe në Gjykatë, mirëpo sot e kësaj dite nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Qindra qytetarëve u hiqet pronësia e tokës, kërkojnë rikthimin e tyre

Takimet i kanë të shpeshta.

E hallin e kanë të përbashkët.

Secili prej këtyre banorëve të lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë paguan tatimin në pronë, por i ka dal një telash me tokat e tyre me një ligj që daton që nga ish  Jugollsavia.

Derisa të gjithë janë banorë të këtyre shtëpive, komuna e Prishtinës është titullar juridik i tyre.

Kjo bazuar në nenin 29 të ligjit 827 për marrëdhënie themelore juridike-pronësore, ligj i cili u përcaktua në vitin 1980 në ish-Jugosllavi.

E ndonëse me plotësim ndryshimin e tij në vitin 1996, ish pushteti e shfuqizoi këtë ligj, duket që Gjykatat në Kosovë janë të vetmet që ende funksionojnë me të.

Kjo duke u thirrur në rregulloren e UNMIK-ut 1999/24, sipas të cilës ligjet të cilat nuk janë diskriminuese zbatohen përmes kësaj rregullore.

E ka mbi 30 vjet që qytetarët po kërkojnë kthimin e pronës së tyre.

“Pronarë të këtyre shtëpive dhe pllaceve jemi qysh para viteve të 70-ta të shek të kaluar. Kemi patur në vitet e robërisë serbe në vitin 1985 një sulm agresiv ndaj të drejtave tona. Në atë vit neve na është ekspropriu prona padrejtësisht”, thotë Haki Kasumi, banor në lagjen “Bregu i Diellit”.

E të njëjtat kërkesa, sipas tyre gjykatat po i refuzojnë.

Prandaj Xhafer Gashi ndihet i rënduar nga të gjitha tentimet e pasuksesshme.

“Na kemi qenë të ngarkum edhe psiqikisht edhe fizikisht sepse na kemi jetu me një stres, me një ankth se e kemi ndi veten se jemi në tokën e huaj apo në vend të huaj edhe e kemi kundërshtu”, shprehet Xhafer Gashi, banor në këtë lagje

Madje për shpronësimin e pronave të tyre, ata thonë se nuk janë paguar fare.

“Si është e mundur kur neni 46 i Kushtetutës së Kosovës e garanton të drejtën e pronës kurse komuna e bën pronën tonë pa shpronësim, pa asnjë pagesë, pa asnjë ofertë”, thotë Skënder Sylejmani, përfaqësues i lagjes “Bregu i Diellit”.

Megjithatë të drejtën e tyre pronësore e kanë kërkuar gjithnjë.

“Na është kthy si përgjigje që kjo çështje duhet të zgjidhet përmes komunës, kurse komuna më herët kemi marrë përgjigje, që duhet përmes gjykatës”, thotë ai.

Për tëvë1, komuna e Prishtinës bëri të ditur se ky institucion nuk ka përgjegjësi.

Ndërsa përkundër faktit që edhe rregullorja e UNMIK-ut shkon në favor të pronarëve privat, problematike mbetet zgjidhja e këtyre çështjeve në gjykata.

“E vetmja gjykatat e Kosovës ende e zbatojnë këtë ligj me çka cenohet rëndë e drejta themelore e personave fizik, siç është e drejta pronësore”, shprehet avokati për çështje pronësore, Shemsedin Thaçi.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe atë të Apelit, por deri në publikimin e kësaj kronike nuk ka marrë përgjigje.

Po ashtu Tëvë1 ka dërguar pyetje në Ministrinë e Drejtësisë për atë se çfarë është duke u bërë në këtë drejtim, mirëpo as këta nuk kanë kthyer përgjigje.

Tags: ankesate drejta pronesoreqytetaret
ShareTweet

Postime të ngjashme

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Të “pakapshmit” e shtetit

Ndërhyrja e shpejtë e policisë parandalon një rast të rëndë në Ferizaj

Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit

Kosova me tre sportistë në LO për të rinj

Zbulohen afro 2000 fishekzjarre në Tiranë, arrestohet një 51-vjeçar

Zbulohen afro 2000 fishekzjarre në Tiranë, arrestohet një 51-vjeçar

Izraelitët votojnë në zgjedhjet parlamentare, të parat që nga nisja e luftës në Gaza

Izraelitët votojnë në zgjedhjet parlamentare, të parat që nga nisja e luftës në Gaza

Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit

Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën