TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Njohësit e sigurisë e vlerësojnë pozitivisht prezencën e shtuar të KFOR-it në veri

Aleanca më e madhe ushtarake, misioni NATO, në një përgjigje për Tëvë1, ka thënë se janë të gatshëm, të përgatitur dhe pajisur për të reaguar në mënyrë të shpejt për të parandaluar çdo mundësi të përshkallëzimit të situatës në katër komunat veriore.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Njohësit e sigurisë e vlerësojnë pozitivisht prezencën e shtuar të KFOR-it në veri

Prezenca e tyre tashmë duket e shtuar.

Kjo erdhi pas ngritjes së tensioneve në komunën e Zvecanit, më 26 dhe 29 maj të vitit të kaluar nga protestuesit serb, të cilët sulmuan pjesëtarët e KFOR-it, ku mbetën të lënduar mbi 90 ushtarak.

Misioni i NATO-s, në Kosovë, KFOR, është rritur edhe në aspektin e pjesëtarëve por edhe pajisjeve ushtarake.

Në një përgjigje për Tëvë1, NATO ka thënë se së fundi janë shtuar edhe 100 ushtarak.

“Pas ngjarjeve të papranueshme të dhunshme në maj dhe shtator 2023, NATO ka përforcuar misionin e KFOR-it, duke vendosur deri në 1000 trupa shtesë në Kosovë. Ky përforcim – më i madhi në misionin tonë në një dekadë – ka dëshmuar se ne jemi në gjendje të përshtatemi me shpejtësi dhe në mënyrë efektive me çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë”, thonë nga NATO.

Aleanca ushtarake ka shtuar edhe patrullimet përgjatë vijës kufitare me Serbinë, duke trefishuar kontrollin.

“Falë vendosjes së trupave shtesë, ne kemi rritur aktivitetet tona në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar patrullimet tona, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare administrative. KFOR-i është një mision i bazuar në kushte. Nuk ka një datë mbarimi.Në rast të rritjes së tensioneve, ne jemi të përgatitur dhe të pajisur për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit tonë të OKB-së. Dislokimi shtesë i mundëson KFOR-it të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së në mënyrë efektive” thonë po ashtu nga NATO.

E njohësit e sigurisë e vlerësojnë pozitivisht prezencën e KFOR-it në katër komunat veriore.

Profesori i kriminalistikes, Fatmir Çollaku thotë se rritja e trupave të në Kosovë, tregon seriozitetin për parandalimin e konflikteve.

“Kjo tregon një përkushtim dhe rikonfirmim të gatishmërisë maksimale komfort mandatit që KFOR-i në Kosovë, për të përcjellur vëzhguar, monitoruar mirë kufijtë në kuptimin e parandalimit të ndonjë hyrje të ndonjë grupi të dyshuar ose kriminal ose terrorist. Dhe thjeshtë reflekton pozitivisht si një gatishmëri e shtuar e KFOR-it për të përmbushur misionin e vet që ka, ruajtja e Kosovës në aspektin e Sigurisë në aspektin nacional në zmbrapsjen e agresorëve”, ka thënë Çollaku.

Ndërsa sipas njohësit të Sigurisë, Arben Dashevci, kjo tregon se Kosova është afër anëtarësimit në NATO.

“ Situata është e tillë, jemi në vitin 2024, i përcjellim lajmet gjithmonë se çfarë ndodh me Ukrainën dhe NATO-ja i shton këtu prezencat e saj, në të gjitha hapësirat ku ka hapësirë NATO, ose vendet e NATO-s ose vendet që prosperojnë në NATO. Kurse fakti ynë është që nuk jemi më vëzhgues por jemi anëtar i asociuar dhe NATO është këtu për kujdesin e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, është shprehur Dashevci.

Javë më parë komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka takuat komandantin e ushtrisë serbe për të diskutuar rreth situatës  së sigurisë në brezin kufitar.

Tags: KFOR-iNATOZvecan
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Hapet për qarkullim normal rruga Prishtinë–Ferizaj

Durmishi: 85% e punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë kanë përfunduar, në pranverë intensifikohen punimet e mbetura

Durmishi: 85% e punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë kanë përfunduar, në pranverë intensifikohen punimet e mbetura

Ferit Idrizi takohet me ambasadorin e Turqisë: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes nesh

Ferit Idrizi takohet me ambasadorin e Turqisë: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes nesh

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike për shkak të rritjes së importit

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike për shkak të rritjes së importit

Hoxha gati për derbin me Hajdukun

Dinamo refuzon ofertën e Galatasarayt për Hoxhën

Rusia dënon kërcënimet e SHBA-së ndaj Iranit

Rusia dënon kërcënimet e SHBA-së ndaj Iranit

Mesfushori Salifu largohet nga Drita

Mesfushori Salifu largohet nga Drita

2 mijë banesa dhe 12 mijë ha tokë të përmbytura, BE aktivizon Mekanizmin e Emergjencës në Shqipëri

2 mijë banesa dhe 12 mijë ha tokë të përmbytura, BE aktivizon Mekanizmin e Emergjencës në Shqipëri

Rreth 350 traktorë bllokojnë Parisin në protestë të fermerëve

Rreth 350 traktorë bllokojnë Parisin në protestë të fermerëve

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Hapet për qarkullim normal rruga Prishtinë–Ferizaj

“Ditari”- 13.01.2026

“Ditari”- 13.01.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën