TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Projektligji për Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave vlerësohet me përmbajtje të mangët

Për Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave është përgatitur një projektligj. Mirëpo, ai po kritikohet për përmbajtje të mangët.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Chris Hipkins kandidat për kryeministër të Zelandës së Re

Një projektligj për Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave është vënë në konsultime publike.

Por nuk mungojnë kritikat për të.

Si i mangët në përmbajtje po vlerësohet ky draft ligj.

“Një vërejtje tek përkufizimet. Nuk paraqiten partnerët, as komunat, as niveli lokal ose dytësor, që e kanë rolin e vet në emergjenca, në mos rolin kryesor gjatë praktikës. Ndërkohë, në asnjë nen nuk vërehet asnjë bashkëpunim ose integrim ose orientim në Bashkimin Evropian ose Agjencinë Evropiane ose rrjetet më të cilat bashkëpunojnë”, vlerëson Ilir Morina, ish-kryeshef i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit.

Vërejtje pati edhe për buxhetin e Agjencisë.

“Të mos shkojnë të gjitha të hyrat të koncentruara në Ministrinë e Financave. Disa të hyra me përqindje t’i kenë edhe ata, në mënyrë që pajisjet elementare, mjetet e veta, t’i blejnë pa e pyetur ministrin e Financave apo Parlamentin. Sepse shpeshherë për shkak të buxhetit të limituar të shtetit, shembull 3 miliardë euro, nuk u vie radha shumë agjencive që të implementojnë politika bazike”, shprehet Morina.

Zjarrfikësit janë njëra prej kategorive të përfshira në menaxhim emergjent.

Por edhe këta, kanë kritika për paqartësitë administrative me të cilat përballen.

“Zjarrfikësit janë staf i ministrisë së Punëve të Brendshme, menaxhohen nga agjencia, që e nënkupton Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, në koordinim dhe bashkëpunim me komunat. Janë bartë të gjitha asetet, personeli e pajisjet në AME, kurse pagat dhe shtesat mbi pagën bazë kanë mbetur në nivelin lokal. Pra, nuk kanë mundur që mjetet buxhetore të bartën nga niveli lokal në nivelin qendror. Kërkesa jonë e vazhdueshme ka qenë që të dihet se ku e kemi adresën e saktë, ku i kemi edhe pagat edhe investimet kapitale, pra gjithçka që ka të bëjë me një punëdhënës. E jo kështu”, ka thënë Malë Gashi, komandant i zjarrfikësve.

Ligji për Zjarrfikësit, pritet që së shpejti të pësojë ndryshime ku do të adresohet edhe kjo çështje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 7 mijë votues më shumë në zgjedhjet e 28 dhjetorit sesa në ato lokale

Supremja i liron nga paraburgimi nëntë të dyshuarit për falsifikim votash

Mbrojtja e Krasniqit: ZPS nuk ka vërtetuar lidhjen e Krasniqit me krimet e pretenduara

Mbrojtja e Krasniqit: ZPS nuk ka vërtetuar lidhjen e Krasniqit me krimet e pretenduara

Nga rezistenca e viteve ’90 te Inteligjenca Artificiale, UP feston 56 vjet ekzistencë

Nga rezistenca e viteve ’90 te Inteligjenca Artificiale, UP feston 56 vjet ekzistencë

Aksion i Prokurorisë në Pejë, cak argjendaritë

Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në Pejë

Bllokada institucionale i kushton Kosovës mbi 1 miliard euro: OEK dhe juristët paralajmërojnë pasoja të rënda

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme – ky është rendi i ditës

Avokati i drejtorit të shkollës “Pavarësia”: Nxënësi e kishte kanosur me vrasje

Avokati i drejtorit të shkollës “Pavarësia”: Nxënësi e kishte kanosur me vrasje

Kongresisti Keith Self rikonfirmon mbështetje për Osmanin dhe vizionin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kongresisti Keith Self rikonfirmon mbështetje për Osmanin dhe vizionin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën