TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Jashari: Qeverinë e presim një javë, kemi dy kërkesa kryesore

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Jashari: Vendimi i Kurtit për 100 eurot nuk i ndal grevat

Ndonëse SBASHK-u kishte paralajmëruar fillimin e grevës nga data 20 prill, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, tha për KosovaPress se qeveria ka kohë një javë për të plotësuar kërkesat e tyre, në të kundërtën sindikatat do të insistojnë që të vazhdojnë me angazhime të përbashkëta.

Jashari shtoi se kryeministri Albin Kurti ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe do të zhvillojë konsultime me ministrat e kabinetit qeverisës.

“Takimi që është mbajtur me kryeministrin është vlerësuar si një takim shpresëdhënës… Kryeministri ka dëgjuar me kujdes të gjitha kërkesat tona që unë jam i sigurt që edhe i ka ditur, dhe është shprehur i gatshëm që të vazhdojë me dialogun. Ai u ka thënë përfaqësuesve tanë se i duhet pak kohë që të konsultohet me ministrat e tij ngase kërkesat tona nuk janë të gjitha të adresuara në një ministri, por në ministri të ndryshme”, tha Jashari.

Kreu i SBASHK-ut ka treguar se kërkesë e tyre është vazhdimi i ndarjes së shumës shtesë prej 100 eurove edhe pas muajit prill, si dhe përfshirja e sindikatave në dialogun mbi Ligjin për pagat.

“Përfaqësuesit tonë kanë insistuar në dy kërkesa që janë kyçe që qeveria ka improvizuar 100 euro për prillin për të gjithë, por kanë insistuar që 100 euro si kërkesë e jona të vazhdojë në muajt e ardhshëm derisa nuk bëhet Ligji i pagave në bashkëpunim me sindikata. Tjetra kërkesë është përfshirja e sindikatës në dialogun e barabartë mbi Ligjin e pagave dhe të dëgjohet e të merret parasysh, e të hyjë brenda versionit final të këtij ligji”, tha Jashari.

Jasharaj tha se pas një jave do të dihet nëse qeveria do t’i merr seriozisht kërkesat e tyre, në të kundërtën do të ndërmerren veprime sindikale.

“Ne morëm vendim që pas një jave të kemi një takim në nivelin e njëjte dhe të shohim nëse deklarata e Kurtit do të kthehet në realitet, apo takime të sinqerta e korrekte dhe a ka angazhime të mirëfillta për realizimin e kërkesave tona… Nëse pas një jave nuk kemi asnjë lëvizje, do ta konsiderojmë se takimi i së premtes ka qenë sa për të thënë, dhe ne pastaj si sindikata më e madhe do të insistojmë që të vazhdojmë angazhime të përbashkëta. Kjo nënkupton që të gjitha sindikatat në sektorin e vet të fillojnë me veprime sindikale. Pra, kjo javë i mbetet qeverisë të dëshmojë a e ka sinqerisht që më në fund po i kthehet dialogut, apo vetëm sa për të thënë”, tha ai.

Tags: Greva ne arsimLigji per pagatpagat e mesimdhenesveRrahman JashariSBASHK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

LVV thyen rekordin edhe sa i përket përqindjes së votave

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Përfundon numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta

Mbi 90% e votave të numëruara me postë -LVV e para, LDK e dyta ky është rezultati

Trump për New York Times: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar

Trump për New York Times: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar

Uashingtoni paralajmëron Evropën për Grenlandën: “Do të na duhet të bëjmë diçka”

Uashingtoni paralajmëron Evropën për Grenlandën: “Do të na duhet të bëjmë diçka”

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

LVV thyen rekordin edhe sa i përket përqindjes së votave

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Goli i Leaos në shtesë, e shpëton Milanin nga humbja

Goli i Leaos në shtesë, e shpëton Milanin nga humbja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën