Gjermani Hansi Flick do të jetë trajner i Barcelonës për dy sezonet e ardhshme.
Flick, në krye të Barcelonës është zyrtarizuar të mërkurën dhe me ekipin spanjoll ka firmosur kontratë deri në vitin 2026 me pagë vjetore prej tre milionë eurosh.
Ai në këtë post e zëvendëson Xavi Hernandezin e larguar ditë më parë dhe te Barcelona shihet si trajneri i duhur për ta kthyer ekipin në rrugën e trofeve.
Flick prej vitit të shkuar ishte i papunë pasi u largua nga Kombëtarja e Gjermanisë, ndërsa si trajner ka udhëhequr ekipet e Bundesligës, Bayern Munchenin e Hoffenheimin.
Po ashtu, Flick për shumë vjet ishte asistent i Joachim Loeëit te Gjermania, ku në vitin 2014 u shpall kampione e botës.