TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia thotë se do t’i godasë caqet britanike, nëse armët e saj përdoren kundër territorit rus

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rusia thotë se do t’i godasë caqet britanike, nëse armët e saj përdoren kundër territorit rus

Moska do të hakmerret ndaj caqeve të Britanisë së Madhe, nëse armët britanike përdoren nga Ukraina për sulme brenda territorit rus, tha të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Zakharova tha për gazetarë se caqet britanike “brenda territorit të Ukrainës dhe përtej kufijve të saj” mund të goditen në një skenar të tillë.

Ajo e përsëriti paralajmërimin që Moska e bëri në fillim të këtij muaji, pasi sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se Ukraina mund t’i përdorë armët britanike kundër caqeve brenda Rusisë, nëse dëshiron.

“Ukraina e gëzon atë të drejtë. Sikurse Rusia që po sulmon brenda Ukrainës, mund ta kuptoni lehtë pse Ukraina e ndien nevojën për t’u siguruar se po e mbron veten”, tha Cameron gjatë një vizite në fillim të majit.

Rusia reagoi me zemërim ndaj deklaratave të Cameron dhe i përmendi ato si arsyeje pse ka vendosur të mbajë stërvitje këtë muaj, për të simuluar lëshimin e raketave taktike bërthamore.

Komentet e Cameronit e bëjnë Britaninë të mbajë qëndrim më luftarak karshi Rusisë – së paku publikisht – sesa SHBA-ja, e cila thekson se armët me të cilat e furnizon Ukrainën duhet të përdoren vetëm brenda kufijve të Ukrainës të njohur ndërkombëtarisht, dhe jo kundër caqeve brenda territorit të Rusisë.

Ukraina thotë se i përdor dronët e vet dhe armë të tjera për të kryer sulme kundër caqeve brenda Rusisë, si për shembull, kundër rafinerive të naftës apo infrastrukturës hekurudhore./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rivali kryesor i Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i sekretarit britanik të shëndetësisë

Rivali kryesor i Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i sekretarit britanik të shëndetësisë

Sulmet izraelite vrasin nëntë persona në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit

Libani dhe Izraeli nisin raund të ri bisedimesh në Uashington, ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë

Netanyahu deklaron se ka vizituar fshehurazi Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë luftës me Iranin

Netanyahu deklaron se ka vizituar fshehurazi Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë luftës me Iranin

Arabia Saudite dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje partneriteti strategjik

Arabia Saudite dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje partneriteti strategjik

Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani

Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani

Audienca fishkëllen performancën e Izraelit në gjysmëfinalen e Eurovisionit

Kanosi një zyrtar komunal përmes Instagramit, shoqërohet në Polici 32-vjeçarja

Kanosi një zyrtar komunal përmes Instagramit, shoqërohet në Polici 32-vjeçarja

Qeveria miraton shpronësimin e pronave për zgjerimin e KEK-ut

Qeveria miraton 50 mijë euro për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit në Mitrovicën e Veriut

​“Protesta dhe aksione brenda Kuvendit” – Çfarë mund të bëjnë gjashtë deputetët e PSD-së në parlament?

​“Protesta dhe aksione brenda Kuvendit” – Çfarë mund të bëjnë gjashtë deputetët e PSD-së në parlament?

Rivali kryesor i Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i sekretarit britanik të shëndetësisë

Rivali kryesor i Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i sekretarit britanik të shëndetësisë

Deliu-Kodra thirrje për protestë: LVV po e mban peng Kuvendin

Deliu: Dhuna nuk është zgjidhje, gjuha e urrejtjes po prodhon përçarje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën